Keshilla

Si përfiton organizmi nga konsumimi i birrës, ja sëmundjet që mban nën kontroll

Jemi të sigurt se, njësoj si ne, edhe ju që po lexoni këtë artikull do të befasoheni! Alkooli “akuzohet” si shkaktar i disa sëmundjeve e këshillohet të mos teprohet me të, një “urdhëresë” nga e cila nuk shpëton dot as birra. Por studimet e fundit thonë se po të konsumohet me masë, kjo e fundit jo vetëm që nuk është e dëmshme, por përkundrazi… mund të jetë e dobishme për shëndetin. Kështu që… gëzuar!

1.Përfitimet e zemrës nga birra
Zakonisht është vera që merr meritat për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe birra mund të jetë po aq e dobishme në lidhje me zemrën. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që pinë birrë kanë 42 % më pak rrezikshmëri në lidhje me sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë atë.

2.Kush pi birrë, ka mendjen e një gjeniu
Të kthesh një ose dy gota birrë, sigurisht, nuk ju bën më të zgjuar, por rrit kreativitetin.
Kjo sipas një studimi të bërë nga gazeta “Consciousness and Cognition”. Kur 40 burra ishin mbledhur bashkë dhe i vunë të luanin me gjëegjëza, ata që pinin birrë gjatë kësaj kohe i gjenin ato më shpejt se ata që nuk pinin.

3.Birra parandalon diabetin e tipit 2
Studiuesit holandezë analizuan 38 mijë profesionistë të shëndetit dhe zbuluan se kur ata prej tyre që nuk pinin birrë filluan ta konsumonin atë, minimizuan rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Rritja e konsumimit të alkoolit me kalimin e kohës nuk e uli këtë rrezik tek ata që kthenin ndonjë gotë dhe më parë, kështu që në këtë rast, moderimi është fjala kyçe. Pini maksimumi një birre në ditë.

4.Ndihmon veshkat tuaja
Pini birrë që të mos vuani nga gurët në veshka. Studiuesit në Finlandë zbuluan se çdo shishe birrë e konsumuar në ditë, ul rrezikun e krijimit të gurëve në veshka me 40 %.

5.Shëron më shpejt
Një gotë birrë ndihmon në uljen e temperaturës, sipas një studimi spanjoll. Një grup studiuesish i kërkuan disa studentëve të bënin ushtrime fizike deri sa trupi i tyre të arrinte në temperaturën 40 gradë celsius dhe më pas i rihidratuan me birrë ose me ujë. Më pas, doli se ata që pinë birrë, u hidratuan më shpejt sesa ata me ujë.

6.Rrit vetëvlerësimin
Studiuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se, sa më shumë birrë të pinë njerëzit, aq më të këndshëm u duket vetja. Në një studim të dytë, ata iu kërkuan pjesëmarrësve që kishin pirë birrë të mbanin një fjalim. Kur i pyetën sesa të pashëm, të zgjuar apo të këndshëm ishin ndjerë gjatë fjalimit, ata dhanë vlerësime shumë pozitive për veten.

7.Ndihmon për një shikim më të qartë
Studiuesit kanadezë kanë arritur në përfundimin se konsumimi i një birre në ditë rrit aktivitetin antioksidant që ndalon formimin e katarakteve në sy.

8.Ul tensionin e gjakut
Tensioni i lartë mund të jetë përgjegjës për një sërë problemesh shëndetësore, por birra e ul rrezikun e hipertensionit, sipas disa shkencëtarëve. Në një studim të kryer në universitetin e Harvardit, u mësua se njerëzit që pinin birrë brenda normave, kishin më shumë mundësi për të mos vuajtur nga tensioni i lartë se sa ata që pinin verë ose kokteje të ndryshme.

9.Lufton infeksionet
Një ose dy birra në ditë mund të forcojnë imunitetin dhe të luftojnë infeksionet, sipas një studimi të kryer nga “Oregon Health & Science”. Shkencëtarët atje vaksinuan majmunët për sëmundjen e lisë dhe më pas u dhanë disave pak birrë dhe të tjerëve ujë me sheqer. Majmunët që kishin pirë birrë reaguan më mirë ndaj vaksinimit sesa ata që pinë ujë me sheqer.

10.Parandalojnë frakturat
Gjithnjë nëse flasim për një konsumim me masë të birrës, si p.sh. një birrë në ditë, forcon edhe kockat. Nga pjesëmarrësit në një studim të posaçëm, ata që pinë birrë kishin densitet më të lartë kockash se ata që nuk pinin, por nëse pini më shumë se dy birra në ditë densiteti i kockave mund të ulet ndjeshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button