🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,724 ▲0.62%
DOW 52,401 ▲0.07%
NASDAQ 26,484 ▲1.2%
NAFTA 99.69 ▼2.03%
ARI 4,077 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,653 ▲ +0.6% ETH $2,352 ▲ +1.38% XRP $1.3200 ▲ +1.92% SOL $101.0600 ▼ -0.08%
S&P 500 7,724 ▲0.62 % DOW 52,401 ▲0.07 % NASDAQ 26,484 ▲1.2 % NAFTA 99.69 ▼2.03 % ARI 4,077 ▲0.96 % S&P 500 7,724 ▲0.62 % DOW 52,401 ▲0.07 % NASDAQ 26,484 ▲1.2 % NAFTA 99.69 ▼2.03 % ARI 4,077 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazh

Nisma për krijimin e “Kuvendit Kombëtar Qytetar” të protestës ka hyrë në një fazë debati të brendshëm mes organizatorëve dhe mbështetësve.

Sipas njoftimeve publike, grupi i punës ka miratuar platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje disaorëshe, ku u pretendua se vendimet u morën me konsensus. Megjithatë, komunikimet e brendshme në një grup me qindra pjesëmarrës në WhatsApp tregojnë një klimë të tensionuar, me pikëpyetje mbi legjitimitetin e strukturës nismëtare.

Disa prej pjesëmarrësve kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është formuar grupi organizues, duke kërkuar sqarime mbi përzgjedhjen e tij dhe transparencën e procesit.

Në diskutime janë shfaqur pyetje si kush e ka zgjedhur grupin e punës dhe mbi çfarë kriteresh po pretendohet përfaqësimi i protestuesve.

Nga ana tjetër, mbështetës kanë sqaruar se grupi i punës ka vetëm rol përgatitor dhe se Kuvendi ende nuk është formalizuar, duke theksuar se pjesëmarrja ka qenë e hapur për të gjithë të interesuarit.

Megjithatë, debati ka vijuar me tone të forta, ku disa pjesëmarrës kërkojnë fokus te objektivi i protestës, ndërsa të tjerë insistojnë se krijimi i çdo strukture përfaqësuese duhet të shoqërohet me transparencë të plotë dhe rregulla të qarta.

Në diskutimet e brendshme është përmendur edhe aktivisti Edviol Kulluri si një nga nismëtarët e idesë, emër i cili ka qenë më herët pjesë e polemikave publike lidhur me protestën, për shkak të deklaratave dhe pretendimeve të bëra në drejtim të tij nga aktorë politikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.