Bota
Siguria ndërkombëtare, Rusia nis bisedimet me NATO-n
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha sot se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka folur sot në telefon me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.
Siç tha ministria, Gerasimov dhe Scaparrotti kanë biseduar për “çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”, shkruan REL.
Në njoftimin e ministrisë ruse po ashtu u tha se Gerasimov dhe Scaparrotti po ashtu “kanë shkëmbyer pikëpamjet” e tyre, mbi “gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak Rusi-NATO”.
Scaparrotti pritet t’ia dorëzojë detyrën e komandantit, gjeneralit të forcave ajrore amerikane, Tod Wolters, i cili aktualisht është komandant i Forcave Ajrore të NATO-s.