Bota

Sulm me bombë në Libi, mbi 50 të vdekur

Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe. Sipas BBC shënjestër e këtij sulmi me bombë ishte një qendër stërvitore e policisë, në qytetin perëndimor të Libisë, Zliten.

Mediat në Libi sqarojnë se është goditur kampi i trajnimit “al-Jahfal”. Gjithashtu bëjnë të ditur se qindra ushtarë ishin jashtë duke kryer stërvitjen, kur ndodhi sulmi. Kjo qendër ka qenë një bazë ushtarake gjatë sundimit të Muammar Gaddafi.

Mirëpo, agjencitë e lajmeve thonë se numri i të vdekurve si pasojë e këtij shpërthimi është më shumë se 50 persona, por ende nuk ka një shifër zyrtare. Në lidhje me këtë ngjarje,  përfaqësuesi special i OKB në Libi, Martin Kobler tha se shpërthimi ishte një sulm kamikaz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button