☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.37 ▼0.75%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,591 ▲ +2.01% ETH $2,328 ▲ +2.57% XRP $1.2906 ▲ +2.8% SOL $93.5600 ▲ +1.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Siljanovska-Davkova: Shteti po lëviz në drejtimin e duhur, jemi më mirë se para dy viteve

Presidentja Gordana Siljanovska‑Davkova vlerëson se shteti po lëviz në drejtimin e duhur dhe se në shumë fusha është më funksional sesa para dy vitesh. Sipas saj, nevojitet punë shtesë në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe partizimit të institucioneve.

Në një intervistë për televizionin “Kanal 5”, Siljanovska‑Davkova theksoi se ka përparim në disa procese, por se reformat kërkojnë kohë dhe nuk mund të realizohen menjëherë.

“Mendoj se po lëvizim mirë. Sigurisht që është më funksionale se më parë në shumë fusha, sepse nëse përparon me planin e rritjes, paketa e ligjeve për gjyqësorin është miratuar, vetëm duhet të zbatohet. Ka disa probleme. Ndryshimet po ndodhin, por duhet kohë. Kjo nuk bëhet me një tërheqje të penës, me një ligj të vetëm.”,tha presidentja.

Presidentja nënvizoi se sfidat më të mëdha mbeten korrupsioni, krimi dhe politizimi i institucioneve.

“Dhimbja jonë më e madhe ka qenë dhe mbetet korrupsioni dhe krimi. Kjo është fakt. Partizimi dhe politizimi ende janë të forta. Aty ku ka partizim dhe politizim, korrupsioni dhe krimi gjejnë terren të lehtë. Ne kemi nevojë për institucione të forta dhe individë të dobët, sepse problemet duhet të zgjidhen institucionalisht.”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se është e domosdoshme të zbatohen reforma, të mbrohen kategoritë më të cenueshme të qytetarëve dhe të punohet në zhvillimin ekonomik.

“Së pari, të mbrohen më të dobëtit, sepse vazhdimisht përballemi me kriza. Duhet të menaxhohet në mënyrë të kujdesshme, që të mund të përballohet situata. Së dyti, të merremi seriozisht me betejën kundër korrupsionit dhe krimit.”, shtoi presidentja.

Siljanovska‑Davkova theksoi se të rëndësishme mbeten edhe proceset integruese evropiane, zhvillimi ekonomik, funksionaliteti i parlamentit dhe miratimi i ligjeve cilësore.

Në intervistë, ajo dërgoi edhe një mesazh për partitë parlamentare, duke theksuar se çështjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut në Kuvend, e jo përmes polemikave publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.