🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 91.12 ▼1.6%
ARI 4,184 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,190 ▲ +0.96% ETH $2,734 ▲ +1.89% XRP $1.5132 ▼ -0.07% SOL $120.0500 ▲ +0.4%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 91.12 ▼1.6 % ARI 4,184 ▲0.38 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 91.12 ▼1.6 % ARI 4,184 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Simiq thotë se ai dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe janë ftuar nga Prokuroria Speciale, dyshohen për disa vepra penale

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë pranuar një tjetër ftesë për intervistim nga Prokuroria Speciale, duke pretenduar se ndaj tij janë ngritur dyshime për disa vepra penale.

Simiq ka deklaruar se në ftesë përmenden dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues” dhe disa vepra tjera penale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Simiq ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë, duke mohuar se ka kryer ndonjë vepër penale.

“Si gjithmonë, do t’i përgjigjem ftesës, sepse nuk kam çfarë të fsheh, i vetëdijshëm, ashtu si edhe ata që e kanë shkruar këtë, se nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe se, si përfaqësues politik, e kam obligim të jem me popullin tim dhe të flas publikisht për vuajtjet e tij”, ka shkruar Simiq.

Deri më tani, nga Prokuroria Speciale nuk është dhënë ndonjë sqarim publik lidhur me rastin dhe dyshimet konkrete ndaj Simiqit dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie. /Telegrafi/

See on Instagram

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.