Kusari-Lila: Së pari të zgjidhet presidenti, e më pas të procedohet Ligji për Dhomat e Specializuara
Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, partisë që është pjesë e koalicionit fitues Vetëvendosje, po apelon që partitë fillimisht të merren vesh për një emër koncensual për president, e më pas të procedohet ndryshimi I Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, insiston që kjo të ndodh para 6 tetorit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja .
“Domethënë ne duhet të kemi parasysh që në nguti dhe në këtë sistemin ndërlidhje të këtyre afateve që po duken natyrshëm të ndërlidhura, por që është shumë e rëndësishme, një gjë ta kemi të përbashkët. Dhe emëruesi i përbashkët duhet të jetë që të evitohen zgjedhjet. Si evitohen zgjedhjet? Që vendi duhet të ketë një president deri më 6 tetor. Për të pasur vendi një president deri më 6 tetor, e para dhe më e rëndësishmja është që partitë të kenë një konsensus për një kandidat konsensual dhe pastaj të gjitha bashkë në punën e përbashkët të kujdesshme, të rëndësishme për ligjin për Dhomat e Specializuara, në mbështetjen e ekipit… për ekipet mbrojtëse për apelin”, tha ajo.
Ajo tha se lënda për krerët e UÇK-së duhet të dorëzohet sa më shpejtë, meqë afatet janë shumë të shkurta.
”Mos të harrojmë afati për të apeluar aktgjykimin e tmerrshëm të Dhomave të Specializuara të Hagës është 30 ditë pas prezantimit apo publikimit, në fakt ende s’është publikuar në tërësi, por vetëm njoftimi për verdiktin. Dhe 30-ditëshi përkundrejt 6 tetorit që është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, 30-ditëshi për dorëzimin e apelit është 16 tetori, pas të cilit janë edhe 60 ditë të tjera për t’u targetuar në tërësi lënda e prezantuar, që i bie mbas 10 dhjetorit”, tha Kusari-Lila.
Sa i përket takimeve të partive për presidentin, ministrja potencoi se ka vullnet për arritjen e një koncensusi, si mundësi e vetme për zgjedhje e të parit të vendit, para 6 tetorit.
“Vullneti ka qenë, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, përveçse me takime me vendime të përbashkëta nuk ka zgjidhje tjetër. Domethënë nuk ka mundësi tjetër të arritjes së pajtueshmërisë përveçse në takime të përbashkëta në mes të liderëve politikë. Dhe prandaj edhe kjo periudhë kohore është shumë e rëndësishme. Nëse asgjë tjetër, deri më 6 duhet të ketë dakordim për presidentin, dakordim për vendimet dhe hapat e radhës për miratimin e projektligjit dhe natyrisht edhe koordinimin për asistencën për ekipet mbrojtëse në Hagë”, theksoi ajo. /kp/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.