☁️
Tiranë 22°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.90 ▲2.13%
ARI 4,135 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,280 ▲ +2.02% ETH $2,447 ▲ +2.39% XRP $1.3519 ▲ +4.37% SOL $106.1400 ▲ +1.87%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.90 ▲2.13 % ARI 4,135 ▼0.19 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.90 ▲2.13 % ARI 4,135 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Sindikata e Pedagogëve shpall nga sot bojkotin e mësimdhënies: Mbështesim kërkesat e studentëve

Kreu u Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha në një deklaratë për mediat se sindikata ka shpallur bojkotin e mësimdhënies duke nisur nga dita e sotme, 21 tetor deri në një vendim të dytë.

Ai u shpreh se pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve për arsim cilësor, ndërsa kërkoi një hetim të plotë dhe të pavarur për dhunën e ushtrua ndaj studentëve që nga 13 tetori.

Deklarata e plotë e Sindikatës së Pedagogëve

Kryesia e Sindikatës së Universiteteve, në mbledhjen e zhvilluar sot me datë 20 tetor 2026, në sheshin e protestës së studentëve dhe nxënësve shqiptarë, vendosi njëzëri shpalljen e bojkotit të mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Republikës së Shqipërisë, në solidaritet me studentët dhe nxënësit, si dhe në mbrojtje të së drejtës së tyre për protestë paqësore. Bojkoti fillon nesër, datë 21.10.2026 dhe vijon deri në një njoftin të dytë. Arsyet e bojkotit:

Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj.

Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe, që nga 13 tetori dhe në vijim, edhe dhuna ekstreme.

Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë.

Pedagogët ndajnë të njejtat oipinione me studentet në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë etj. Kërkesat e Sindikatës Sindikata e Universitetetve kërkon:

Ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë;  Hetimin e pavarur dhe transparent në lidhje me përdorimin e forcës që nga data 13 tetor e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë së atyre që e kanë urdhëruar dhe ushtruar këtë dhunë të pashembullt;

Trajtimin e ligjshëm dhe dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar;  Plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.

U bëjmë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë që ta respektojnë këtë vendim dhe të mos ndërmarrin asnjë masë disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.

Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet. Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë. Së fundmi, rikujtojmë kolegët se nuk bëhet fjalë thjesht për bojkot auditorësh, por për pjesëmarrje aktive në protestë. Çdo ditë në ora 10.00 do të mblidhemi para Korpusit Qëndror të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe do të vijomë mbështetjen e studentëve. Gjithashtu, pedagogët të rrinë afër në komunikim me studentët, për materiale didaktike, apo çdo ndihmë tjetër për të cilën kanë nevojë, si dhe t’i njoftojnë se orët e mësimit do të kompensohen në vijim. Ne duhet të jemi zëri dhe mbështetja e tyre kryesore në këto të ditë të vështira. Për këtë vendim do të njoftohen dhe të gjitha Autoritetet Drejtuese të IAL-ve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.