☁️
Tiranë 23°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.27 ▲1.48%
ARI 4,146 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,398 ▲ +2.22% ETH $2,463 ▲ +3.12% XRP $1.3600 ▲ +4.95% SOL $106.8500 ▲ +2.46%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.27 ▲1.48 % ARI 4,146 ▲0.07 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.27 ▲1.48 % ARI 4,146 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

POLONI – Parlamenti miraton lehtësimin e ligjeve të rrepta për abortin

VARSHAVË, 21 tetor /ATSH-PAP/- Parlamenti i Polonisë miratoi me shumicë të ngushtë dy projektligje që synojnë lehtësimin e ligjeve të rrepta për abortin në vend.

Megjithatë, presidenti konservator Karol Nawrocki pritet të mos i miratojë ato.

Projektligji i parë, i paraqitur nga aleanca e qendrës së kryeministrit Donald Tusk, parashikon ndryshimin e Kodit Penal për të hequr pjesërisht dënimin penal për kryerjen e abortit dhe për personat që ndihmojnë në kryerjen e tij.

Projektligji u miratua dje në mbrëmje me 217 vota pro dhe 213 kundër.

Mes deputetëve që votuan kundër ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, nga Partia Popullore Polake (PSL), një forcë politike me prirje agrare, të krishtera dhe konservatore.

Projektligji i dytë parashikon lejimin e abortit në rastet kur fëmija i palindur ka probleme të rënda të zhvillimit të trupit.

Kjo do të përmbyste një vendim të debatueshëm të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2020.

Ky projektligj u miratua me 233 vota pro, ndërsa 203 deputetë votuan kundër.

Vendimi i vitit 2020 ndaloi abortin edhe në rastet kur fetusi kishte keqformime të rënda. Që prej asaj kohe, aborti në Poloni lejohet vetëm kur shtatzënia është pasojë e përdhunimit ose incestit, apo kur jeta e gruas shtatzënë është në rrezik.

Vendimi shkaktoi protesta masive që zgjatën për muaj të tërë dhe e la Poloninë me një nga legjislacionet më të rrepta për abortin në Evropë.

Lehtësimi i këtyre kufizimeve ishte një nga premtimet kryesore të kryeministrit Donald Tusk gjatë fushatës zgjedhore. Koalicioni i tij proevropian qeveris vendin që prej vitit 2023.

Megjithatë, mundësitë që projektligjet të hyjnë në fuqi janë të pakta.

Presidenti Karol Nawrocki, i mbështetur nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), pritet të vendosë veton ndaj të dy projektligjeve, duke penguar hyrjen e tyre në fuqi.

Zyra e presidentit deklaroi se ai do ta shqyrtojë legjislacionin në mënyrë objektive dhe thelbësore, duke iu referuar qëndrimeve të tij të mëparshme për mbrojtjen e jetës së palindur. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.