🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,400 ▲ +0.54% ETH $2,316 ▲ +1.31% XRP $1.4240 ▲ +2.53% SOL $93.6300 ▲ +5.84%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Opinion

Sindroma e Kalorësit të Bardhë: SHPËTIMTARI

Je i tërhëqur nga njerëzit e pashpresë dhe në nevojë? Ndjen se dashuria jote mund të shërojë partnerin tënd? Je shumë i përfshirë në probelmete partnerit tënd? Je i etur për aprovime konstante në marrdhënie? Kërkon ndjesë për partnerin tënd? Përpiqesh vazhdimisht “të shpëtosh“të tjerë nga vetja e tyre? Nëse e gjen veten me përgjigje Po, atëherë vuan Sindromën e Kalorësit të bardhë-Shpëtimtarit.

Sindroma e kalorësit të bardhë apo sindroma e shpëtimtarit është një term popullor që përdoret për të përshkruar një model sjelljeje, jo një diagnozë klinike zyrtare.

Sindroma nuk u zhvillua si diagnozë psikiatrike apo si konstrukt i validuar me studim epidemiologjik klasik, por nga dy kliniciste, Mary C. Lamia dhe Marilyn J. Krieger, të cilat në vitin 2029 botuan librin me titullin “Sindroma e kalorësit të bardhë: Shpëtimi i vetes nga nevoja për të shpëtuar të tjerët.

Shkencërisht është më afër një modeli klinik interpretativ sesa një “sindromë” e validuar biometrikisht. Autoret Lamia & Krieger e ndërtuan konceptin kryesisht mbi observime klinike shumëvjeçare, raste nga psikoterapia, dhe duke integruar gjetjet e tyre me teoritë ekzistuese si: teoritë atashuese, teoria e marrdhënies me objektin, varësitë emocionale, narcisizmi kompensues, si dhe traumat e hershme.  Fenomeni shfaqet jo vetëm tek burrat por edhe tek gratë me manifetime gjinore të ndryshme: tek meshkujt, shpesh shfaqet si:“duhet ta rregulloj” ,“unë do ta shpëtoj” , rol heroik/protektiv; tek femrat, mund të shfaqet si: përkujdesje e tepruar, sakrificë kronike apo me mendimin “po ta dua mjaftueshëm, ai/ajo do ndryshojë”

Çfarë nënkupton ky model klinik?

 Bëhet fjalë për prirjen e një individi për të kërkuar apo hyrë vazhdimisht në marrëdhënie ku ai/ajo merr rolin e “shpëtimtarit”:

–  tërhiqet nga partnerë/problematikë (emocionalisht të dëmtuar, me varësi, me vështirësi të forta)

– ndjen nevojë të “rregullojë”, “shërojë” apo “shpëtojë” tjetrin

– vetëvlerësimi lidhet me të qenit i/e nevojshëm

– shpesh neglizhon kufijtë personalë dhe nevojat e veta

Në thelb, nuk është altruizëm i pastër, por zakonisht ka një komponent psikologjik më të thellë: nevojë për kontroll, frikë nga braktisja, modele të vjetra atashimi, apo trauma të hershme nga fëmijëria.

Fenomeni lidhet me koncepte të studiuara si: bashkëvarësia, stilet e atashimit (sidomos ankthioz), me skemat e vetsakrifikimit, dinamika të shpëtimit në psikodinamikë dhe me “trekëndëshin dramatik Karpman me skemën (shpëtimtar-viktimë–persekutor).Në diskursin publik dhe online termi është bërë shumë më i zakonshëm në 10–15 vitet e fundit.

Reflektim klinik

 Para se të etiketojmë veten me sindromën fisnike të kalorësit të bardhë, ka rëndësi të dimë të dallojmë faktin mes “të ndihmuarit” e të jesh“ shpëtimtar” Të ndihmosh dikë ndryshon thelbësisht me të jesh “shpëtimtar.

Dallimi qëndron se ndihma e shëndetshme respekton kufijtë, nuk të konsumon identitetin

Ndërsa shpëtimtari ka nevojë të shpëtojë për t’u ndjerë me vlerë brënda vetes.

Nga njëra anë, etiketa e Shpëtimtarit mund të mbivendoset me modelin seduktiv-shmangës, ku individi krijon lidhje të shumta, ruan distancë emocionale dhe kërkon validim përmes pushtimit romantik. Për të kuptuar më mirë veten bëj këtë pyetje: Kur hyn në një marrëdhënie, çfarë të ndez më shumë:

Dhimbja e tjetrit dhe nevoja për ta ndihmuar? Je më afër modelit të Shpëtimtarit.
Sfida, joshja, adrenalina e fitimit emocional? Je më afër modelit seduktiv-shmangës.

Në pamje të parë, duket një etiketë fisnike që ia vë vetes me qef, e nga ana tjetër, “Jam ai që ndihmon” është shumë tërheqëse për disa gra. Krijon besim të shpejtë dhe ul mbrojtjet e tyre duke u afruar shpejt.

Por duhet të kihet parasysh se Shpëtimtari klasik zakonisht qëndron gjatë dhe sakrifikon veten

Narrativa e zgjuar psikologjike e kalorësit të bardhë u lejon disa burrave të ruajnë një imazh pozitiv ndërkohë që vazhdon të njëjtin model sjelljeje (joshje, largim)

Lamia & Krieger nuk e shohin “kalorësin e bardhë” si një tip të vetëm, por propozojnë disa profile të ndryshme të këtij roli. Këto ndihmojnë shumë për ta dalluar kur kemi të bëjmë me “shpëtimtar të vërtetë” dhe kur është thjesht maskë.

1) Kalorësi i Bardhë Empatik (The Empathic White Knight) ka për motiv dhembshuri reale dhe nevojë për t’u ndjerë i nevojshëm. Tërhiqet nga njerëz në vështirësi emocionale, psikologjike; jep shumë, shpesh më shumë sesa duhet; ka kufij të dobët, lodhet, por nuk largohet lehtë. Ky është “shpëtimtari klasik”

2) Kalorësi i Bardhë me Nevojë për Vlerësim (The Dependent/Validation-Seeking White Knight) ka për motiv vetëvlerësimin e ulët, nevojën të ndihet i rëndësishëm “Unë vlej sepse të ndihmoj ty”, ka frikë nga braktisja duke qendruar në marrëdhënie edhe kur nuk funksionojnë. Shpëtimi këtu është mënyrë për të mbajtur lidhjen

3) Kalorësi i Bardhë Narcistik (The Narcissistic White Knight) ka për motiv: ndjenjën e superioritetit, kontrollit dhe heroizmin.“Unë jam ai që të shpëtoj”,pozicionim mbi tjetrin. Mund të zgjedhë partnerë “të dobët” për të ruajtur avantazhin. Ndihma nuk është e pastër, por ka interes egoje dhe pushteti. Këtu fillon të përzihet me grandiozitetin narcistik.

Pasojat klinike

Personat që vuajnë këtë sindromë mund të krijojnë Varësi nga Stimulimi (sjellje addictive). Cikli joshje – kulm – rënie mund të kthehet në varësi ndaj risisë/eksitimit me një nevojë për gjithnjë e më shumë stimul, vështirësi për të ndalur edhe kur ka pasoja dhe ndjenjë boshllëku pas çdo cikli

Mund të shfaqen të shpeshta episode të Çrregullimeve të humorit: boshllëk, disfori, ankth. Jashtë fazës së “ndezjes”, shpesh shfaqet: lodhje emocionale, ndjesi boshllëku, irritim ose ankth. Me moshën, ky kontrast midis “kulmeve” dhe realitetit bëhet më i fortë.

Mund të shfaqen vështirësi të theksuara në lidhje me paaftësi për intimitet të qëndrueshëm, marrëdhënie sipërfaqësore e rrezik për izolim emocional afatgjatë (edhe nëse duket social).

Mund të shfaqen Tipare të personalitetit problematike që mund të ngurtësohen: tipare narcistike (grandiozitet, mungesë reciprociteti), manipulim i butë social e mungesë konsistence etike  Këto, me kalimin e viteve, bëhen më pak fleksibël dhe më të vështira për t’u ndryshuar.

Disonanca psikologjike kronike rriskon të shfaqet kur narrativa “unë ndihmoj/shpëtoj” nuk përputhet me sjelljen (shfrytëzim/hedonizëm), krijohet tension i brendshëm që menaxhohet me racionalizime. Kjo mund të çojë në:vetë-mashtrim më të thellë e  humbje të kontaktit me realitetin emocional të vetes

Kriza e vonshme është një nga rreziqet më interesante klinikisht: kur kapaciteti për të marrë të njëjtin validim bie (mosha, ndryshime sociale), mund të shfaqet: ndjenjë e fortë humbjeje identiteti, depresion e ankth ekzistencial “çfarë kam ndërtuar realisht?”

Një sqarim i rëndësishëm: Jo çdo person me këtë stil do zhvillojë patjetër një çrregullim klinik.

Por ky është një profil që rrit probabilitetin për disa trajektore problematike, sidomos nëse nuk ka ndërgjegjësim apo kufij.

Në thelb të gjithë e dimë se profili i Kalorësit të bardhë shpëtimtar është më FISNIK se ai që hiqet e vuan sindromën e kalorësit shpëtimtar

Përgatiti Rudina Koromani

Psikologe Klinike.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.