Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.50 ▼14.56%
ARI 4,745 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,638 ▲ +2.6% ETH $2,218 ▲ +3.62% XRP $1.3539 ▲ +1.43% SOL $83.4200 ▲ +1.08%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,745 ▲1.29 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,745 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, 2 milionë civilë pa ujë në Alepo

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se si pasojë e rinisjes së bombardimeve në qytetin sirian të Alepos, afro dy milionë persona kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Zëdhënësit e OKB-së kanë komunikuar se sulmet e ndërsjellta mes qeverisë dhe rebelëve që mbështeten nga aleatët e tyre, kanë bërë që ujësjellësit të dëmtohen dhe në kushtet kur ka ende përplasje të armatosura, riparimi i tyre është i pamundur.

Në këto kushte qytetarët kanë nisur që të konsumojnë ujë të ndenjur ose të papastër, i cili sipas ekspertëve përbën një rrezik madhor për prekjen e tyre nga sëmundje të rrezikshme.

Në këto kushte, Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë edhe njëherë thirrje ShBA dhe Rusisë që të përdorin influencën e tyre në mënyrë që të ketë sërish një armëpushim, me qëllim që t’u vihet në ndihmë banorëve.

Këta të fundit që prej pesë vitesh e gjysmë kanë mbetur të bllokuar në kushte ekstreme, me mungesa të theksuara jo vetëm të ujit të pijshm, por edhe të ushqimit, medikamenteve e trajtimit shëndetsor. Sekretari amerikan John Kerry, si dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arritën që të firmosin një marrëveshje armëpushimi në Gjenevë, e cila nuk u respektua.

Palët hodhën akuza të ndërsjellta duke akuzuar për mos-respektim të akordit. Aktualisht po bëhen përpjekje për të ulur sërish armët, ndonëse diçka e tillë duket thuajse e pamundur.

Qeveria siriane, ka deklaruar se armëpushimi u përdor nga rebelët për t’u rigrupuar.

Nga ana tjetër, grupimet që kundërshtojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, janë shprehur se forcat qeveritare nuk i qëndruan korrekte pikave për të cilat u ra dakord.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.