Siri, “zmbrapset” agresioni raketor izraelit pranë aeroportit të Damaskut
Gjatë luftës civile mbi 7-vjeçare në Sirinë fqinje, Izraeli është alarmuar në jo pak raste nga zgjerimi i fuqisë së armikut të tij të betuar rajonal, Iranit, një prej aleatëve kyç të presidentit sirian Bashar al-Assad.
Forcat ajrore izraelite kanë goditur dhjetëra objektiva, të cilat i ka përshkruar si ngarkesa iraniane të transportit të armëve drejt lëvizjes libaneze të mbështetur nga Republika Islamike, Hezbollah, në këtë luftë.
“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur agresionin raketor të Izraelit pranë Aeroportit ndërkombëtar të Damaskut”, citohet të ketë thënë një burim i paidentifikuar i ushtrisë siriane, nga agjencia e lajmeve “SANA”.
Dëshmitarë të pranishëm në një panair tregtie në kryeqytetin Damask thanë se kishin parë flakë të shndritshme në qiellin e errësuar nga nata, që ngjanin me fishekzjarre.