Situata e rrugëve në Shqipëri, Artur Sulçe: Koncensioni, zgjidhja më e mirë
Duket se për shkak të pamundësisë për të menaxhuar rrugët kombëtare, qeveria deklaroi si zgjidhje te vetme dhënien ne koncesion te tyre.
Duket se rasti me flagrant i një rruge të pamenaxhuar e që bllokohet sa herë përkeqësohet moti, është rruga e kombit e cila I ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 1 miliard euro në kohën e qeverisë Berisha, dhe që vazhdon të kushtoj edhe aktualisht po kaq shtrenjtë dhe nëpërmjet taksave që ne paguajmë. Vetëm 2 vitet e fundit taksa e qarkullimit që ka për destinacion menaxhimin e rrugëve është rritur me 24 lekë për litër karburant që konsumojmë. Ekpserti për rrugët Artur Sulçe argumenton se dhënia me koncension është zgjidhja e vetme për menaxhimin e rrugës.
“Dhënia me koncension do ta detyrojë koncensionarin që të bëj investimin e nevojshëm në mënyrë që të rregulloj sigurinë në qarkullim dhe koncensionari do përgjigjet për aksidentet”, – pohoi Artur Sulcce. Lidhur me rrugën e Kombit eksperti shpjegon se situata ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së projektimit apo edhe elementëve të tjerë të sigurisë në qarkullim. “Pjesa e dytë mbas tunelit të Thjerrës përfshihet herë pas here në aksidente pothuajse pjesë e pambaruar dhe ndoshta dhe në projektim dhe realizimin e projektimit nuk ka standardet e duhura sepse vende-vende ka defekte të rëndësishme teknike. Konstatojmë që nga mbrapa tunelit në drejtim të Kukësit është një zonë që ka pasur shumë aksidente dhe janë përfshirë shumë mjete në aksidente kjo është një defekt ndoshta. Konstatojmë edhe mangësi të elementëve të sigurisë rrugore të cilët njerëz të papërgjegjshëm i heqin kështu që zvogëlohet në mënyrë artificiale përsëri siguria rrugore njëkohësisht në qarkullimin rrugorë të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës.”, – tha Sulçe. Rruga e Kombit nuk është e vetmja që paraqet probleme të sigurisë. E me sa duket, derisa dhënia me koncension e këtyre rrugëve të bëhet konkrete, problemet do të vazhdojnë.