☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.05 ▲1.06%
ARI 4,145 ▲1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,390 ▲ +2.3% ETH $2,422 ▲ +3.91% XRP $1.3207 ▲ +2.39% SOL $96.5900 ▲ +2.97%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.05 ▲1.06 % ARI 4,145 ▲1.76 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.05 ▲1.06 % ARI 4,145 ▲1.76 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar 227 forca operacionale dhe 3 helikopterë

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të ri lidhur me përditësimin mbi situatën e zjarreve në vend. Në njoftim bëhet me dije se janë angazhuara të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse. Ndërkohë nga ajri janë angazhuar edhe 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor.

Sipas njoftimit në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri, ku po vijon ndërhyrja dhe monitorimi. Mësohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Cikallesh, Kavajë, vatra ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe mbështetjes ajrore të FA-së. Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Në qarkun Fier, në zonën Panahor-Ndrenie-Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në zonën Koilac-Greshicë është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla në terren të vështirë. Në terren vijojnë të punojnë strukturat e Emergjencave Civile, Bashkisë Krujë, MZSH-së, shërbimit pyjor dhe Prefekturës së Qarkut Durrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vilëz, Kurbin, ku zjarri u riaktivizua në një sipërfaqe pyjore dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës rrezikonte kishën, varrezat dhe disa banesa, janë angazhuar rreth 50 forca nga MZSH, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarët.

Ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndërprerë avancimin e zjarrit, duke shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth. Vatra vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën ndërhyrje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.