☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.21 ▼3.94%
ARI 4,226 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,855 ▲ +4.04% ETH $2,759 ▲ +2.77% XRP $1.5433 ▲ +4.29% SOL $122.8200 ▲ +4.82%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.21 ▼3.94 % ARI 4,226 ▲0.55 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.21 ▼3.94 % ARI 4,226 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Zjarret kanë përfshirë disa zona të bashkisë Peqin ditën e sotme (2 tetor), duke krijuar një situatë të rënduar në njësitë administrative Përparim, Pajovë dhe Bishqem.

Flakët janë përhapur në një territor të gjerë, ndërsa në operacionin për shuarjen e tyre janë angazhuar dhjetëra forca dhe dy helikopterë.

Vatrat e para u raportuan në zonat e Galushit dhe Gjevurit, në Njësinë Administrative Përparim, ku zjarri ka përfshirë rreth 25 hektarë me ullishte, pemë frutore dhe shkurre.

Gjatë orëve të mesditës, flakët janë përhapur më tej dhe janë shfaqur vatra të reja në Pajovë dhe Bishqem, duke zgjeruar zonën e prekur nga zjarri.

Situata është vështirësuar nga terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtime të ndryshme. Shqetësimi kryesor mbetet afrimi i zjarrit drejt zonave të banuara.

Për përballimin e situatës janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, mjete të emergjencave dhe ekipe mbështetëse nga Peqini dhe bashkitë përreth.

Në ndihmë të operacionit është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Dy helikopterë janë angazhuar për goditjen e vatrave më problematike, ndërsa ekipet tokësore po punojnë për izolimin e tyre dhe krijimin e barrierave mbrojtëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.