☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë.

Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social, të publikuar sot (7 shtator), ligjvënësja opozitare deklaron se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë.

“Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngriti pyetjen se si kanë mundur institucionet të përfundojnë dy procedura të plota për dhënien e lejeve të ndërtimit mbi të njëjtën pronë. Sipas saj, përgjegjësia nis nga hipoteka dhe shkon deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Tabaku e cilësoi vendimin për ta shpronësuar pronën dhe për ta kthyer zonën në ullishte si një përpjekje për të shmangur zbardhjen e përgjegjësive administrative.

“Nuk ka asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri”, theksoi ajo.

Duke u ndalur te problematika e pronave në Shqipëri, Tabaku deklaroi se qytetarët presin prej vitesh dhe paguajnë miliona lekë në taksa e ryshfete për të regjistruar pronën e tyre, ndërsa sistemi shtetëror vijon të prodhojë pasiguri dhe konflikte.

Sipas saj, rasti i Vlorës është një shembull i qartë i kaosit me pronësinë dhe i dështimit të institucioneve për të garantuar siguri juridike.

“Dëgjojmë vetëm retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë. Nuk mund të kemi shtet ligjor pa respektuar pronën”, përfundoi Tabaku.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Jorida Tabaku:

“Tre ditë pas konfliktit në Vlorë, ka vetëm një gjë të qartë: përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme — një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës — mbi të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm.

Si është e mundur që të zhvillohet një proces i plotë për dhënien e lejeve të ndërtimit për dy persona të ndryshëm, mbi të njëjtën pronë?

Nuk ka, pra, asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që shqiptarët presin me vite dhe paguajnë miliona lekë në taksa dhe ryshfete për të regjistruar pronën e tyre. Imagjinoni sa më e vështirë bëhet situata kur prona është blerë apo kaluar përmes një transaksioni tjetër.

Ajo që ka ndodhur në Vlorë është një shembull shumë i qartë i kaosit me pronën. Ndërkohë, dëgjojmë retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë.

Tani na thuhet se do të shpronësohen pronarët dhe prona do të kthehet në ullishte. Por kë do të shpronësojnë? Apo do t’i shpronësojnë të dy, ashtu siç u dhanë të dyve leje ndërtimi për të njëjtën tokë?

Nuk mund të kemi një shtet ligjor pa respektuar pronën”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.