☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Investigim

Skandali/ Albpetrol, AKBN dhe ministria e Energjisë miratuan impiantin e gazit të Delvinës

Në dy shkurt të vitit 2022, në zyrat e Albpetrol u mbajt mbledhja e Komitetit Këshillimor për të diskutuar programin e punës dhe buxhetin e kompanisë Delvina Gas Company.

Në dokumentin që iu vu përpara drejtuesve të Albpetrol kompania Delvina Gas kishte përcaktuar 8 investime të reja për vitin 2022. Në mes të tyre, me numër 4 ishte “projektimi, prokurimi dhe instalimi i impjantit per pastrimin e gazin nga H2S dhe pergatitjen e tij per shitje.”

Skandali/ Albpetrol, AKBN dhe ministria e Energjisë miratuan impiantin e

Pas përfundimit të prezantimit dhe diskutimeve, Komiteti Këshillimor miratoi planin e punës dhe buxhetin e vitit 2022. Dokumenti u firmos nga tre përfaqësues të kompanisë koncesionare dhe dy drejtues të Albpetrol, në cilësinë e pronarit të vendburimit.

Ata ishin Arqile Piperi, Drejtor i Drejtorisë të Gjeologjisë në Albpetrol dhe Ilir Kripa. Ky i fundit përveçse drejtues në Albpetrol, mbante dhe postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Patosit si përfaqësues i Partisë Socialiste. Ky është dokumenti i firmosur.

Skandali/ Albpetrol, AKBN dhe ministria e Energjisë miratuan impiantin e

Kaluan tre vjet dhe qeveria u kujtua se impianti paska qenë TEC pa leje, edhe pse e kishte miratuar vet. Një ditë më parë, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtori i Krimit Ekonomik të Vlorës dhe Operacionalja me 8 fugona zbarkuan në vendburimin e gazit të Delvinës për të arrestuar dy inxhinierë, të cilët mirëmbanin një impiant pastrimi.

Madje, njëri prej tyre patronazhist, të cilin pasi e përdorën mirë në zgjedhje, i futën edhe një të arrestuar.

Skandali/ Albpetrol, AKBN dhe ministria e Energjisë miratuan impiantin e
Ndonëse versioni i TEC-it u hodh menjëherë poshtë nga prokuroria, e cila urdhëroi lirimin urgjent të dy inxhinierëve të arrestuar, kjo çështje ngre një shqetësim të madh. A po përdoret policia e shtetit si trupë inkuizicioni për të goditur biznese apo qytetarë sipas orkesit të zyrtarëve?

Skandali/ Albpetrol, AKBN dhe ministria e Energjisë miratuan impiantin e
Ky në foton më sipër është pusi Delvina 12. Punimet për shpimin e pusit kanë filluar në vitet 84. Pronari i pusit është Albpetrol.

Nga viti 2007 vendburimi është dhënë me koncension dhe koncesionari kryen aktivitet në këtë pus, në prezencë dhe nën mbikqyrjen e pronarit Albpetrol, duke zbatuar programin e punes që miraton çdo vit albpetrol, ministri i Energjisë dhe AKBN.

Pyetja që shtrohet është, nëse impianti është TEC ashtu sikurse pretendonte policia, kush është pronari i TEC-it? Rrjedhimisht kush duhet të jetë në kerkim policor; Albpetroli, Ministria apo AKBN?

Pra shteti akuzon koncesionarin për ndërtim pa leje në territor shtetëror dhe pronari shtet çon në burg koncesionarin për zaptim të pronës shtetërore. Kjo është një komedi e madhe. Ose thjesht terror policor për orekse.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.