☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,646 ▼ -2% ETH $2,348 ▼ -3.08% XRP $1.4337 ▼ -2.89% SOL $86.0300 ▼ -3.45%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Bota

Skandali “Cambridge Analytica”, Parlamenti britanik kërkon Mark Zuckerberg

Skandali i shpërthyer me atë që po njihet si “Cambridge Analytica” mund të dërgojë vetë Mark Zuckerberg para një komiteti parlamentar britanik.
Themeluesi i rrjetit social më të madh në botë është thërritur për të dhënë sqarime mbi përdorimin e të dhënave të 50 milionë njerëzve për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të 2016.

Kreu i Komitetit që po heton lajmet e rreme, akuzoi drejtpërdrejtë Facebook për keqpërdorim të të dhënave dhe për keqinformim të këtij komiteti.

Javën e kaluar, Collins tha se do të dëshironte sqarime nga vetë Mark Zuckerberg për këtë çështje dhe tani kërkesa është bërë zyrtare edhe me shkrim.

“Është koha që të dëgjojmë prej drejtuesve më të lartë të Facebook, me autoritetin dhe kapacitetin për të na dhënë sqarimet e nevojshme për këtë dështim katastrofik në mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve”, thuhet në kërkesën e Collins.

Vetë kompania konsultuese, “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo ka abuzuar në punën e saj, pavarësisht se Komisionerja e Informacionit në Britani, Elizabeth Denham deklaroi se do të kërkojë nga gjykata autorizimin për të kontrolluar zyrat e kësaj kompanie.

“Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shënjestruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara.

Të dhënat u analizuan pjesërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.

Falë asaj çfarë përftohet mund të shënjestrohen për shembull votuesit besimtarë me rreth 30% mesazhe të fokusuara te feja, 20% mesazhe mbi të drejtat e armëve dhe 30% mesazhe me përmbajtje ekonomike; ndërkohë që pjesëtarëve të shoqatës së armëve “NRA” u dërgohen më së shumti në “Facebook” mesazhe që lidhen me të drejtën e armëmbajtjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.