Kronika

Skandali i Parlamentit: Më keq pyetjet apo përgjigjet e Vettingut?

Pedagogët e Jurisprudencës, kandidatë për trupën e këshillave për Vettingun, iu përgjigjën sot pyetjeve të komisionit përzgjedhës të ngritur pranë Parlamentit të Shqipërisë.

Në media , përgjigjet e pesë kandidatëve u komentuan gjatë ditës së sotme si një tregues i mangësive të tyre dhe mosnjohje të prokurorëve e gjyqtarëve të njohur vendas e të huaj.

Pyetjet e profesorit të Filozofisë, Përparim Kabo, testoi kandidatët për çështje që lidhen me njohuri në fushën e historisë. Por gazetari Mentor Kikia mendon ndryshe. Ai shkruan sot se skandal nuk janë përgjigjet, por pyetjet drejtuar kandidatëve.

Kikia shprehet se është njësoj sikur ta pyesësh Kabon për Kodin Penal dhe pastaj të gajasesh se ai nuk e dinte përgjigjen.

Ja çfarë shkruan Mentor Kikia:

Në media e rrjete sociale sot po gajasen të gjithë. Pedagogë që vijnë nga radhët e juristëve dhe që garojnë për anëtarë të komisioneve të vetingut, janë marrë në pyetje nga një komision profesorësh dhe ka rezultuar se ata nuk dinin tu përgjigjeshin ca pyetjeve të thjeshta që u bëri komisioni.

Dhe pyetjet ishin?

Çfarë ka qenë Alush Dragoshi?

Çfarë ka qenë Keanthi Koçi

Kush u vra iu pari, Falkone apo Borselino?

Ka raste kur është shkarkuar një prokuror i përgjithshëm nga parlamenti dhe është rikthyer me vendim të Gjykatës Kushtetuese?

Cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?

Sa kushton makina juaj?

Pse s’ke makinë?

Kush prokuror e arrestoi guvernatorin e Bankës së Shqipërisë?

Cfarë libri po lexon aktualisht?

Në fakt kur mendon se ata pedagogë nuk dinë tu përgjigjen këtyre pyetjeve, si do të mund të jenë ata të zotë të kontrollojnë gjykatësit e prokurorët?

Por kur mendon se çfarë pyetjesh u bëhen atyre, të zë lemeria se çfarë është duke kërkuar komisioni.

Çfarë janë dhe përse shërbejnë këto pyetje?

Çfarë handikapi profesional është që një pedagog nuk njeh prokurorin e parë të përgjithshëm postkomunist që ka ikur pa lënë asgjë gjurmë në drejtësinë shqiptare?

Cfarë handikapi profesional është që nuk mban mend historinë se kush është vrarë i pari nga heronjtë e luftës kundër Mafias, Falkone apo Borselino?

Çfarë lidhjeje ka me profesioinalizmin e juristit pyetja se cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?

Mund të duket mjerim formimi i përgjithshëm i këtyre juristëve, por në fakt ata nuk ishin aty në “Cuiz show” për të fituar një makinë me kilometrazh zero.

Ata vërtet mund të mos e dinë se çfarë ka qenë Alush Dragoshi (dhe më mirë që s’e dinë), por mund të jenë profesionalisht shumë të formuar. Tek e fundit, asnjë prej atyre pyetjeve nuk lidhen me drejtësinë dhe profesionin që ata kanë.

Eshtë njësoj sikur ta pyesësh atë që bënte pyetjet për Kodin Penal, e pastaj të gajasesh se ai nuk e dinte përgjigjen.

Problemi ynë është se duam dhe duhet t’i dimë të gjitha. Juristi duhet të njohë edhe ligjet, edhe historinë, edhe letërsinë, edhe sa vjeç ishte Kolombi kur shkoi në Amerikë, edhe në çfarë date ndodhi aksidenti atomik në Çernobil, sa herë është martuar Donald Trump dhe sa e ka numrin e gjoksit Kim Kardashian.

Njerëzit e vetingut nuk do tu testojnë nivelin e njohurive të përgjithshme gjykatësve dhe prokurorëve. Ata do të verifikojnë deklarimet e pasurisë së tyre dhe do të bëjnë hetimet sipas kritereve që përcakton ligji i vettingut për të parë se kush është i korruptuar e kush jo.

Related Articles

Comente

  1. Kuvendi i shqiperise po saboton reformen ne drejtesi.Eshte e qarte.Si mund ta zbatojne reformen kopete e hajduterise shqipetare?SHBA BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te fillojne bombardimin e hajduterive shqipetare qe nga nipi i hajdutit Ahmat zogu Laka Zogu,Familja e Lavires Nexhmije Hoxha me femijet dhe niperit,femijet e Ramiz Alise dhe niperit,familja e hajduteve Fatos nano,dhe hajdutit Ilir Meta,Kopeja e hajduteve te sali Berishes,lulezim Bashes,Bujar Nishanit Xhezair Zaganjorit,adriatik Llalles dhe hajdutet e PD,PS,LSI.Te behet pastrimi etnik i shqipetreve nga hajduterite,kriminelet,trafikantet.

  2. Zgjidhet kryetar i GJK fashisti Bashkim dedja.Ne cilin klan eshte Bashkim Dedja ne te parin,te dytin,te tretin apo ne te katertin?

  3. Cfare po ndodh ne shqiperi qysh 100 vjet me pare.Plehrat e feudalizmit shqipetar roberuan dhe vodhen shqipetret dhe plehrat shqipetare po shkruajne libra per ata.Hajduti Ahmet zogu roberoi dhe vodhi shqipetaret dhe nipi i tij nuk po digjet i gjalle akoma.Sali Berisha i ngriti muzeum she monument nje plehu shqipetr.Kriminelja kunder popullit shqipetar lavirja Nexhmije hoxha me kopene e Enver hoxhes,ramiz alise Adil carcanit vrane dhe vodhen popullin shqipetr dhe nuk u dogjen te gjalle dhe hiri i tyre te flakej ne det.Kopete e hajduteve Fatos Nano dhe Ilir Meta nuk kthyene vjedhjet marra mendese dhe nuk u dogjen te gjalle me gjithe femijet.Kopeja e hajduteve dhe krimineleve te sali berishes,lulezim bashes,bujar nishanit vodhen dhe vrane shqipetret dhe akoma nuk jane djegur te gjalle me gjithe femijet e tyre.Sot flitet per klane,dhe familje mafioze.Reforma ne drejtesi po sabotohet sic u sabotua Ismail Qemali.SHBA dhe BE duan ta ndihmojne kombin shqipetar si asnje here tjeter.Si mund qe hajduteria ne drejtesi,ne politike te jete dakord me reformen ne shqiperi?Kurre.Ka vetem nje zgjidhje.Te sillet NATO urgjrntisht ne Tirane dhe te bombardohen hajdutet dhe kriminelet.Kjo dite do jete clirimi i vertte i shqipetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button