Kronika

Skandali me pijet në Shkodër, pranga 6 inspektorëve të AKU, në kërkim pronari

Tre persona kanë rënë në pranga të policisë pasi kanë prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin.

Në lidhje me një video të shfaqur në emisionin investigativ “STOP” të televizionit KLAN, ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme, ju informojme se:

Në datë 20.09.2017 nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  ekzekutoi Urdhrat e Prokurorisë Shkodër për ndalimin e shtetasve:

Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër, Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në  lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 i Kodit Penal.

Gjithashtu u bë  ekzekutimi Urdherit të Prokurorisë Rrethit Shkodër me Nr. extra datë 20.09.2017 për ndalimin e shtetasve:

Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan , Njësia Administrative Dajç, S me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër,

Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër, Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër, Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në  Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër, Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër,

Shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjenës e në mënyë të kundraligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button