🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.61 ▲2.63%
ARI 4,551 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,849 ▲ +11.55% ETH $2,284 ▲ +19.06% XRP $1.1597 ▲ +15.44% SOL $87.2700 ▲ +12.87%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.61 ▲2.63 % ARI 4,551 ▲0.12 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.61 ▲2.63 % ARI 4,551 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Përpjekja e zv.kryeministrit Pacolli në Nju-Jork: Mali i Zi nuk bindet që të rishikohet demarkacioni

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Behgjet Pacolli, është takuar këtë javë në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me homologun e tij malazias, Sërgjan Darmanoviq.

Temë kryesore diskutimi ndërmjet Pacollit dhe Darmanoviqit ka qenë marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, Mali i Zi duket të mos jetë bindur që të rishikohet marrëveshja aktuale e demarkacionit të kufirit me Kosovën, të cilën ai tashmë e ka miratuar në Kuvendin e vet.

“Sot ministri ynë i jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, por tani më kjo nuk është çështje ndërshtetërore, është kryekëput vendim i institucioneve të Kosovës, kështu që përgjegjësia është e Kosovës”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Thaçi ka shtuar se “çështja e kufirit me Malin e Zi është jetike dhe duhet të kalojë në parlamentin e Kosovës”.

Ai ka theksuar se gjatë takimeve që ka pasur kreun e Komisionit Evropian, Donald  Tusk, dhe me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i është bërë e qartë se “qëndrimi i Bashkimit Evropian është qëndrim unik dhe i qartë; pa ratifikim të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Presidenti kosovar i ka bërë thirrje spektrit politik në vend për t’u bërë bashkë dhe për ta kaluar çështjen e demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në të gjitha vendet e BE’së.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe ritheksoj edhe në këto momente kërkohet që të bashkohemi të gjithë dhe të kaloj ky proces dhe t’i japim fund izolimit të padrejtë që po u ndodh qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.