☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.32 ▼0.59%
ARI 4,642 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $78,153 ▲ +8.76% ETH $2,411 ▲ +5.55% XRP $1.4173 ▲ +23.2% SOL $92.0500 ▲ +5.18%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.32 ▼0.59 % ARI 4,642 ▲1.55 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.32 ▼0.59 % ARI 4,642 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Skandaloze, kryetari i Zubin Potokut merr pjesë në në një organizim për çnjohjen e Kosovës

Një akt i rëndë politik dhe skandaloz kundër shtetit të Kosovës pritet të ndodhë nesër në Podgoricë, ku grupe çetnike, ultranacionaliste dhe pro-serbe do të mbajnë një tubim për të kërkuar tërheqjen e njohjes së Kosovë nga Mali i Zi.

Në mesin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve figuron edhe kryetari aktual i Komunës së Zubin Potokut nga Lista Serbe, Millosh Peroviq, i cili po del hapur krah strukturave që mohojnë shtetin e Kosovës dhe promovojnë narrativa nacionaliste serbe.

Pjesëmarrja e një zyrtari që paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës në një organizim për çnjohjen e Kosovës është sfidë direkte ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.

Peroviq, në vend se të përfaqësojë qytetarët dhe institucionet ku ushtron mandatin, është rreshtuar publikisht me qarqe që historikisht kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetit në rajon.

Takimi është thirrur për të dielën e 10 majit në ora 11:00 në Podgoricë për siç thuhet ”Takim për iniciativën mbështetëse për anulimin e vendimit për njohjen e ‘Kosovës”’./Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.