🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,710 ▲0.44%
DOW 52,350 ▼0.02%
NASDAQ 26,397 ▲0.87%
NAFTA 100.57 ▼1.17%
ARI 4,063 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,354 ▲ +0.09% ETH $2,335 ▲ +0.49% XRP $1.3180 ▲ +1.3% SOL $100.6700 ▼ -1.21%
S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 % S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Skenderbeu humbet me Dinamon e Zagrebit, 2 me 1

Në ndeshjen e parë të raundit të “play-off” të Champions-it, Skënderbeu është mposhtur 1-2 në “Elbasan Arena” nga Dinamo e Zagrebit që përmbysi rezultatin e pjesës së parë në minutat shtesë.

Blendi Shkëmbi realizoi një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit në fundin e pjesës së parë, ndërsa kroatët përmbysën gjithçka në 45 minutat e dyta. Fillimisht Soudani barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 93 Pivaric shënoi golin e fitores për kroatët.

Në të vërtetë, pjesa e parë ka kaluar me një dominim të lehtë të miqve, të cilët kanë pasur disa raste shumë të mira, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit.

Kampionët e nisën ndeshjen duke ushtruar presing, por pasiguria në mbrojtje bëri që kroatët të depërtonin shumë lehtë në zonë dhe të rrezikonin Shehin.

Në minutën e 7, Soudani i Dinamos gjuan fuqishëm nga jashtë zone, por topi u devijua në goditje këndi. Në të 28-n, sërish rast i mirë për Dinamon, por për fatin e mirë të Skënderbeut, Hodziç nuk ishte i saktë.

Soudani rrezikon sërish, kësaj radhe me kokë, por preku lehtë traversën dhe del jashtë.

Në minutën e 36, një aksion i shpejtë i Skënderbeut me Radas që lë pozicionin e tij për t’i dhënë një ndihmë sulmit. Mbrojtësi gjen shkodranin, i cili ia jep topin Latifit, i cili pengohet pranë zonës.

Pikërisht këtu, Shkëmbi nuk mund të gabonte dhe shënon për 1-0. Pas shënimit të golit, Skënderbeu kthehet mbrapa, por fati i ka shpëtuar edhe njëherë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Shehi bën një pritje spektakolare për të shpëtuar të tijtë dhe për t’i çuar në pushim me një gol epërsi.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi më mirë për korçarët, krahasuar me 45 minutat e para ku gabimet në mbrojtje ishin të shumta. Skënderbeu shpërdoroi raste të pastra shënimi. Fillimisht me Nimaga-n, më pas me Salihin, i cili gaboi një rast flagrant teksa u gjend i vetëm pranë portës.

Ndërsa në minutën e 67, kroatët shënuan me Soudani-n, i cili e kishte të lehtë të shënonte pasi mori një asist nga Pjaca.

Në minutat e mbetura korçarët treguan shenja lodhjeje, ndërsa shpëtimtar i tyre ishte portieri Shehi, që shpëtoi portën pas një goditje nga jashtë zone.

Më pas kroatët goditën edhe shtyllën, ndërsa goli i fitores për miqtë u shënua në minutën e tretë të shtesës me Pivaric.

Tashmë, kualifikimi për në fazën e grupeve të Champions-it për Skënderbeun është një mision i vështirë, pasi i nevojitet një fitore me të paktën dy gola të shënuar. Megjithatë edhe në rast skualifikimi, Skënderbeu tashmë e ka kryer misionin e tij, pasi ka të sigurt kalimin në fazën e grupeve të Europa League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.