☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.40 ▼0.63%
ARI 4,159 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,010 ▲ +1.36% ETH $2,401 ▲ +2.19% XRP $1.3036 ▲ +3.26% SOL $104.5900 ▲ +3.47%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.40 ▼0.63 % ARI 4,159 ▼0.54 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.40 ▼0.63 % ARI 4,159 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Snopçe: Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar për çështjen e objekteve të bixhozit që pritet të rregullohen sipas ligjit.

Ai u shpreh se çdo ditë që vonohen masat reale kundër bixhozit, pasojat i paguajnë qytetarët, familjet dhe e ardhmja e vendit.

“Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake që e mbajnë të paprekur problemin. Çdo ditë, qindra qytetarë, prindër dhe familje humbasin jo vetëm paratë e tyre, por edhe dinjitetin, shëndetin dhe familjet e tyre. Bixhozi nuk është argëtim i thjeshtë. Është varësi, është shkatërrim, është sëmundje. Ne kemi përgjegjësi si përfaqësues të qytetarëve, qeveria dhe institucionet publike. Kur një industri shkakton dëm të dokumentuar social, ekonomik dhe shëndetësor, detyra është e qartë: të themi JO pa hezitim. Nuk mjafton të rregullojmë. Nuk mjafton të kufizojmë. Duhet të mbrojmë qytetarët tanë”, tha Snopçe.

Sipas tij, edhe pse VLEN premtoi mbylljen e kazinove, propozimligji i ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit ruan praktikisht status quo-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.