Kronika

Vdekja e 11-vjeçarit gjatë operacionit, Apeli nuk ndryshon vendimin për mjekët irlandezë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dy mjekët irlandezë të cilëve i vdiq një pacient 11-vjeçar në sallën e operacionit në nëntor të vitit 2012. Apeli la në fuqi dënimin me gjobë 600 mijë lekë për K. Klarkson dhe pafajësi për G. Pahy.

Nëna dhe dy motrat e 11-vjeçarit Denis Almadhi, që humbi jetën gjatë një operacioni në klinikën e okulistikës në QSUT, akuzuan mjekët për këtë humbje. Ato u shprehën se djalit asnjëherë nuk iu paraqit ndonjë rrezik përpara operacionit dhe se mjekët për disa orë me radhë ua fshehën vdekjen e Denisit.

“Së paku të kishte thënë se 1 për qind që do kishte rrezik, por mjeku foli për 100 për qind sukses”, tregon e motra e viktimës. “Doktori po ashtu të mos e merrte përsipër këtë operacion. Kjo ngjarje na ka shkatërruar”, thonte e ëma.

Mjekët pretenduan për një komplikacion të rrallë. Nëndrejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Besim Boçi, sqaronte se 11-vjeçari Denis Almadhi ka humbur jetën si pasojë e hipertermisë malinje, një anomali e trashëguar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button