🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.66 ▼14.42%
ARI 4,843 ▲3.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,671 ▲ +4.66% ETH $2,245 ▲ +6.83% XRP $1.3745 ▲ +4.44% SOL $84.9100 ▲ +6.52%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.66 ▼14.42 % ARI 4,843 ▲3.37 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.66 ▼14.42 % ARI 4,843 ▲3.37 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Sokoli: Në Kumanovë erdha ta largojë grupin e Mirsadit

Komandant Sokoli, si i akuzuar i parë në rastin e Kumanovës, gjatë rrëfimit tij e mohoi akuzën s  si organizatorë, shkruan gazeta KOHA.

Hyja e tij në Maqedoni, siç tha ai, ka ndodh mes 1 dhe 2 maj, ndërsa në Lagjen e Trimave ka arritur më 3 maj. “Gjatë bisedave disa herë kam tentuar që Mirsad Ndrecajn ta bind të largohet. Ata kategorisht kanë refuzuar mendimin tim dhe nuk e kanë përfillë sugjerimin”, tha Sokoli.

Ditën e sulmit, më 9 maj, Sokoli tha se është zgjuar nga krismat e policisë, ashtu sikurse e gjithë lagjja. “Arsyet pse kam ardhur këtu është për shkak të presionit dhe kërkesës që ka bërë i ndjeri Xhaferi Zymberi.

Pasi kanë filluar krismat nga ana e policisë, grupi prej 7 anëtarëve është ndarë në dy pjesë, pasi policia ishte në mesin e tyre”, tha Sokoli, raporton KOHA.

Gjatë të shtënave, sipas Sami Ukshinit, Shefqet Kallaqi – anëtar i grupit, ka kontaktuar me OSBE-në për të parashtruar kërkesën se dëshiron të dorëzohet, megjithatë përfaqësuesit e OSBE-së iu kanë thënë se, pas tre orëve bisedë me policinë, policia nuk ka marrë parasysh kërkesat e grupit për dorëzim.

Dorëzimi i parë i tyre ka ndodhur në ora 19 më 9 maj, ndërsa sipas rrëfimit të dëshmitarëve të mbrojtur në procedurën parapake të këtij rasti, vrasja nga ana e policisë ka ndodhur pas dorëzimit të grupit të parë, dhe sipas të gjitha gjasave, siç tha Sami Ukshini, plagët fatale nga të cilët vdiqën policitë ishin si rezultat i armatimit të rëndë që ka përdorur policia, pasi këta nuk kanë patur armatim të tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.