☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Solistët e TKOB fitojnë konkursin europian

Abigeila Voshtina, drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, uroi dy artistët shqiptarë që fituan në edicionin e 77-të të konkursit “Comunita Europea” në Itali.

Baritoni Artur Vera dhe sopranoja Suada Gjergji u shpallën fitues të konkursit, mes 100 të rinjve nga e gjithë Europa.

“Krenare të shoh se si të rinjtë, të cilët kanë spikatur në TKOB, lartësojnë anekënd, në mënyrë dinjitoze, vlerat tona kombëtare kulturore dhe promovojnë potencialin e tyre në zhanre të ndryshme muzikorë”, shkroi Abigeila Voshtina, në rrjetet sociale.

Konkursi u zhvillua në Teatro Nuovo Gian Carlo Menotti, në Spoleto dhe artistët shqiptarë u renditën mes 10 emrave fitues. Presidente e këtij konkursi ishte sopranoja e mirënjohur Katia Ricciarelli.

Artur Vera dhe Suada Gjergji janë solistë të TKOB.  Në fillim të 2023, ishte një tjetër artist i TKOB që u shpall fituesi i një konkursi europian për këngëtarët e rinj lirikë operistikë. Ai është Xhieldo Hyseni, i cili e fitoi konkursin me rolin e Sarastro-s në operën “Flauti magjik” nga Mozart.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.