Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës
“Batoni, që është edhe një nga rekomanduesit kryesorë ose dorëzani i saj, shkruante shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit, e dëgjoni se çfarë marrëzirash? Në mënyrë që ta kanalizojë te historia rozë”.
Kjo ishte deklarata e kryedemokratit, Sali Berisha, për gazetarët nga ambientet e jashtme të Parlamentit, duke akuzuar Haxhiun se “ka sjellë në Shqipëri” Hysenin.
“Dua ti përgjigjem njeriut i cili… ai njeriu i cili del në konferencë për shtyp, kryetari i përjetshëm i PD, atij nuk i del asgjë. Ai ka natyrën e rrëfimit shpifësë. Nuk e di se sa njerëz të Kosovës vijnë në Shqipëri ose janë të emeruar në qeveri, e të thonë se Baton Haxhiu i ka sjellë. Asnjëri, asnjë të vetëm. As nuk e kam sugjeruar, as nuk e kam sjellë. As nuk e kam takuar ndonjëherë. As emrin Vlora Hyseni. Vlora Hysenin për herë të parë emrin e saj e kam dëgjuar kur është emëruar këshilltare e Edi Ramës. As e kam dëgjuar, as e kam takuar”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.