Kronika

Liria e medias, Shqipëria në vendnumëro: Nuk ka qasje në informacione shtetërore

Në raportin e fundit të saj për lirinë e shtypit nëper botë, organizata “Reporterët pa kufij” me seli në Paris e radhit Shqipërinë në vendin e 82-të, i njëjti pozicion që mbante edhe vitin e kaluar.

Rruga drejt Bashkimit Europian është e gjatë thuhet në dokument, në pjesën kushtuar vendit tonë. Ky, – kujton organizata, – ishte edhe përfundimi i raportit vjetor të Komisionit Europian në fund të 2015-s mbi kandidaturën e saj për pranim në BE.

Ekspertët, – vazhdon ajo, – theksuan se nevojitet një implementim më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e fjalës. Grupi vëren më tej se shpifja në Shqipëri, që prej 2012-s nuk është ndëshkuar më me burg, por vetëm me gjoba.

Pavarësisht ligjeve të lirisë së informacionit, të adoptuara në 1999-n dhe 2014-n, qasja ndaj informacioneve shtetërore vazhdon të mbetet e kufizuar. Sa për autoritetin rregullator të transmetimeve në media “AMA”, për atë “Reporterët pa kufij” e kanë të qartë përkufizimin: është e politizuar.

Indeksi rendit 180 vende të botës në bazë të lirisë që kanë gazetarët në secilin prej tyre. Europa me 19.8 pikë vazhdon të ketë median më të lirë në të gjithë globin, e këtu kryeson Finlanda, e ndjekur nga Afrika me 36.9 pikë, e cila për të parën herë ia kalon Amerikave me 37.1 pikë, një rajon ku dhuna ndaj gazetarëve është në rritje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button