🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Sondazhi i Euronews/ 49,1% vlerësojnë Ramën si lider, Bashën 35,4% dhe Kryemadhin 20,7%

 49,1% e shqiptarëve vlerësojnë kryeministrin Edi Rama si lider, 35,4% vlerësojnë kreun e PD, Lulzim Basha dhe 20,7% kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, sipas sondazhit të Euronews me kompaninë MRB, i cili analizoi performancën dhe popullaritetin e liderëve dhe partive politike në Shqipëri.

Sondazhi anketoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës 22 dhjetor-31 janar.

Tematikat e pyetjeve qenë të lidhura me performancën e qeverisë, performancën e partive politike, popullaritetin e liderëve politikë dhe vlerësimin për çështjet operacionale në Shqipëri.

Për performancën e qeverisë rezultoi se: 52.4 % kanë perceptim negativ (28 % disi negative; 24.4 % shumë negative); 47.2 % kanë perceptim pozitiv (14.1 % shumë pozitive; 33.1 % disi pozitive); 0.3 % janë shprehur se “nuk e dinë”.

Për performancën e Partisë Demokratike rezultoi që: 36 % kanë perceptim pozitiv (9.7 % shumë pozitive, 26.3 % disi pozitive); 63.6 % kanë perceptim negativ (30.3 % disi negative, 33.3 % shumë negative); 0.5 % janë shprehur se “nuk e dinë”;

Për performancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim rezultoi që: 21.4 % kanë perceptim pozitiv (5.4 % shumë pozitiv, 16 % disi pozitiv); 77.9 % kanë perceptim negativ (32.3 % disi negativ, 45.6 % shumë negativ); 0.7 % janë shprehur se “nuk e dinë”;

Për sa i përket popullaritetit të liderëve: Edi Rama rezulton me 49.1 % pozitiv dhe 50.5 % negativ; Lulzim Basha rezulton me 35.4 % pozitiv dhe 63.9 % negativ, ndërsa Monika Kryemadhi rezulton me 20.7 % pozitiv dhe 78.6 % negativ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.