Maqedonia

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni shënon 15 vjetorin e themelimit

Bashkëshortja e kryetarit të Maqedonisë, Maja Ivanova dhe ambasadorja austriake në Maqedoni, Renate Kolber sot vizituan fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve, me rastin e 15-të vjetorit të themelimit të organizatës, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.

Fëmijët e SOS Fshatit para të pranishmëve u prezantuan me recitale dhe shfaqe.

Manifestimi kryesor me rastin e jubileut të SOS Fshatit në Maqedoni do të mbahet më 30 nëntor nën patronazhin e Ivanovës dhe Ambasadës së Austrisë.

Ivanova u dëshiroi fëmijëve shëndet dhe lumturi si dhe u dëshiroi suksese në jetë. Poashtu edhe Kolber tha se austriakët prej të vegjël rriten me konceptin e SOS Fshatit të fëmijëve dhe idenë e bashkëkombësit Herman G.

SOS Fshati për fëmijë në Maqedoni u hap në vitin 2001.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button