🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Sot mbërrijnë dozat e tjera të vaksinave nga Pfizer”/Rama: Të moshuarit do vaksinohen paralelisht me mjekët

Një pjesë e vaksinave antiCOVID nga kompania Pfizer do të vijnë sot në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se “për momentin mund ta them pa ndonjë optimizëm të ekzagjeruar që skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht këtyre vonesave objektive që nuk janë të lidhura me ne në kuptimin e ndonjë mungese gatishmërie apo ndonjë gabimi në parashikimi në rajon”.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadë të zgjedhjeve të 25 prillit, Kryeministri Rama tha se “jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk jemi në dorë të mekanizmave institucional të BE. Nuk jemi në dorë as të mekanizmit të COVAX, që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, pjesë e kësaj katrahure. Kanë filluar kërcënimet për hedhje nëpër gjyqe, penalitet për kompanitë nga ana e Bashkimit Europian dhe disa vendeve të BE-së”.

Ndërkohë, vijoi Rama,  që ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë.

“Do të vazhdojmë me faza ndërkohë që jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare me AstraZeneca dhe po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende, janë tre shtete me të cilat ne vazhdojmë kontaktet dhe jemi po ashtu në rrugë të mbarë”, tha Rama.

I pyetur se sa do të jetë numri i vaksinave që mbërrin sot dhe kush do të vaksinohet Kryeministri Rama tha se “do të vazhdojmë me mjekët dhe infermierët pasi janë ata që kanë radhët të parët dhe paralelisht do të fillojmë edhe me të moshuarit”.

“Muaji shkurt do të jetë një muaj me qartësi mbi gjithë procesin. Sot vijnë doza më pak sesa ato ishin angazhuar për partinë e parë, por sidoqoftë e rëndësishme është se fillon vaksinimi i dytë dhe vazhdojmë më të tjerët”, – tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.