☁️
Tiranë 16°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,605 ▲0.33%
DOW 52,246 ▲0.92%
NASDAQ 25,515 ▲0.31%
NAFTA 96.08 ▼7.72%
ARI 3,969 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,146 ▼ -1.09% ETH $2,259 ▼ -0.24% XRP $1.2409 ▼ -0.77% SOL $92.0600 ▼ -2.73%
S&P 500 7,605 ▲0.33 % DOW 52,246 ▲0.92 % NASDAQ 25,515 ▲0.31 % NAFTA 96.08 ▼7.72 % ARI 3,969 ▲1.8 % S&P 500 7,605 ▲0.33 % DOW 52,246 ▲0.92 % NASDAQ 25,515 ▲0.31 % NAFTA 96.08 ▼7.72 % ARI 3,969 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Sot mbyllet sesioni parlamentar/ Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese, rikthehet në shtator

Sesioni parlamentar mbyll sot Legjislaturën e IX me votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Sot kjo seancë është e veçantë dedikuar vetëm ndryshimeve kushtetuese ose me saktë votimit të draftit me amendime kushtetuese që janë të marrëveshjes së PS me opozitën parlamentare miratuar fillimisht nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.

Të dyja palët, si opozita e re ashtu edhe maxhoranca, kanë bërë me dije se do të miratojnë nismën për e ndryshimeve kushtetutese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicionever parazgjedhore.

Kërkesat janë parashtruar nga deputetë të opozitës së re në Komisionin e Ligjeve, duke kaluar me të gjitha votat për t’u votuar në Kuvend. I gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën e re ka qënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në retorikën e tij ka shtruar edhe atë që ai quan si kërkesën e popullit; hapjen e listave.

Ndërkohë opozita jashtëparlamentare, nuk ka rënë dakord me hapjen e 2/3 të listave ashtu siç edhe parimisht është rënë dakord. Ata kërkojnë hapjen e plotë të tyre dhe një model për koalicionet parazgjedhore. Duke parë përplasjen e palëve, ndërkombëtarët ndërhynë sërish, duke kërkuar dialog dhe gjithpërfshirë për kërkesat e palëve. Pavarësisht se të gjithë faktorët politikë në vend u mblodhën disa herë në Këshillin Politik, nuk arritën që të gjenin konsensus, ndaj maxhoranca dhe opozita e re kalojnë bashkë sot “formulën” që pritet të implementohet në zgjedhjet e ardhshme.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 42, datë 28.7.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.07.2020/ 2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim/ 3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. Relatorë: Klotilda Bushka, Alket Hyseni, Ediola Braha, Korab Lita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.