“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: M
Një biznes në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.
Zjarri ka rënë në ambientet e biznesit në katin e sipërm të ndërtesës, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe e vështirëson situatën.
Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar shkaku i zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.
Kryetari i Bashkisë Beci ka reaguar menjëherë.
Postimi i plotë:
“Mirënjohje çdo punonjësi të shërbimit zjarrfikës, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe shërbimit shëndetësor për gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë ndaj zjarrit në qendër të qytetit.
Zjarri është izoluar plotësisht, ndërsa institucionet përkatëse po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Faleminderit të gjithëve që me përkushtim e profesionalizëm, u angazhuan për sigurinë e qytetarëve në ato momente!”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.