Kronika

“Sota”, hetim policisë, Xhafaj: Po bëhen verifikime

I nxitur nga deputetët e opozitës, Fatmir Xhafaj foli për herë të parë disa ditë pas ndalimit të Orest Sotës me 863 mijë euro dhe 2 patenta të Saimir Tahirit në makinë.

Flamur Noka: A keni ndonjë koment pse u fsheh skandali Elbasanit?

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm: Policia e Elbasanit ka bërë detyrën konform ligjit. Materialet i janë dërguar Prokurorisë dhe unë kam urdhëruar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave të hetojë përgjegjësitë e policisë në trajtimin e rastit.

Debatet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vijuan mbi situatën e kriminalitetit në vend, ndërsa deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja duke mos marrë pjesë në votimin në parim të buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

Për këtë dikaster janë parashikuar rreth 21 mld leke, me një rritje 8.1 për qind më shumë se viti kaluar. Shumica e parave do të shkojnë për investime në Policinë e Shtetit, ndërsa punonjësit që do të përfshihen në operacionin “Forca e ligjit” do të kenë benefite.

“Punonjësit e task forcave speciale do të kenë një trajtim të veçantë financiar i ngjashëm me të punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha Xhafaj.

Ndërkohë më herët deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari i kërkoi ministrit Xhafaj shkarkimin e drejtorit të policisë, Haki Çako si përgjegjës për situatën e krimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button