☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▼1.02%
DOW 51,504 ▼0.32%
NASDAQ 26,787 ▼1.53%
NAFTA 95.44 ▲1.38%
ARI 4,101 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,926 ▼ -1.88% ETH $2,444 ▼ -2.94% XRP $1.3372 ▼ -2.62% SOL $104.9200 ▼ -2.65%
S&P 500 7,726 ▼1.02 % DOW 51,504 ▼0.32 % NASDAQ 26,787 ▼1.53 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,101 ▼1.83 % S&P 500 7,726 ▼1.02 % DOW 51,504 ▼0.32 % NASDAQ 26,787 ▼1.53 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,101 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Spahia kritika në Kuvend për urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon sqarime për terapinë hormonale për transgji

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi në Kuvend urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, duke ngritur shqetësime për zbatimin e terapisë hormonale në shërbimin publik shëndetësor. Spahia tha se urdhri është nxjerrë “në mënyrë të fshehtë e tinzare” dhe pyeti ministren se mbi çfarë baze është përcaktuar mosha 14 vjeç për aplikimin e kësaj terapie. Ai kërkoi sqarime për konsultimet e kryera me autoritetet dhe grupet e interesit, duke e cilësuar nismën si të paligjshme dhe me pasoja të pakthyeshme për fëmijët dhe familjet shqiptare. Deputeti demokrat ngriti gjithashtu pyetje mbi nevojën mjekësore të procedurës dhe qëllimin e kësaj iniciative.

“Ju zonja ministre në mënyrë të fshehtë e tinzare nxorrët një urdhër për aplikimin e terapive hormonale pranë shërbimit të endikronologjisë në QSUT. Ky urdhër ka ndikim direkt dhe impakt të pakthyeshëm në jetët e fëmijëve, dhe familjeve shqiptare. Me ç’të drejtë e përcaktoni ju moshën 14 vjeçare për aplikimin e terapisë hormonale për fëmijë të pambrojtur sikur të ishin kavie eksperimentale? Kush e përcaktoi kufirin e moshës 14 vjeç? Cilat kanë qenë konsultimet me autoritetet përkatëse e grupet e interesit. Kush është ideatori i një nisme të tillë? Këto janë axhenda të qarta Woke-iste. Ky akt është i paligjshëm. Cila është nevoja mjekësore dhe prioriteti i kësaj procedure? Çfarë qëllimi fshihni pas kësaj iniciative?” tha Spahia ndër të tjera në fjalën e tij në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.