Politika

Spaho: PD kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho që ka shprehur kërkesën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kjo kërkesë bëhet për shkak të drejtimit të seancës së betimit të kryerprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

“Në këto kushte kur është shkelur Kushtetuta institucionet janë delegjitimuar, si hap të parë për të rikthyer kuvendin ne normalitet, duke patur parasysh dhe rolin e kryetarit të Kuvendit në seancën e 8 dhjetorit i kërkuam të japë dorëheqjen pasi mënyra si ka vepruar me detyrat që ka kryetari i Kuvendit janë diametrialisht të kundërta”, tha Spaho.

Spaho bëri të ditur gjithashtu se opozita do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. “Ne kemi deklaruar se sa kohë që Kushtetuta do të jetë e shkelur, institucionet do të jenë ilegjitime, marrëdhënia e opozitës me Parlamentin do të jetë e kushtëzuar ne nuk do të lejojmë që Parlamenti të punojë sikur është në kushte normale”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button