🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,630 ▲ +0% ETH $2,420 ▲ +0.32% XRP $1.3009 ▲ +0.02% SOL $104.1200 ▲ +0.5%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH Ervis Berberi. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “pastrim produktesh”.

Dënimi i ulët 1/ 3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK kërkoi edhe dënim plotësues që për 5 vite mos ushtrojë asnjë funksion publike.

Në qershor të 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi se ka çuar në gjyq ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberin dhe 21 persona të tjerë, si të dyshuar se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.

SPAK ka hetuar mbi 8 procedura tenderimi dhe në 6 prej tyre ka rezultuar se Berberi, është korruptuar nga 3 biznesmenët, Valter Begaj, Brunilda Buli e Ervis Lami, të bashkëpandehur me të, në vlerën e mbi 77 milionë lekëve.

Këto para, janë marr nga ish-zyrtari nëpërmjet kompanisë DAAM shpk, pronësinë e të cilës ia kishte kaluar fiktivisht 3 biznesmenëve në 2019.

Përmes hetimeve dhe të dhënave të përftuara nga kompjuterat dhe telefonat e të pandehurve, SPAK thotë se ka dokumentuar që Berberi kishte lidhje dhe kontrollonte këtë kompani duke përdorur financat e saj.

Ndërkohë, hetimet për 8 tenderat, kanë nxjerr edhe përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në shkeljen e barazisë së kompanive në procedurat e prokurimit, duke favorizuar në 7 raste kompaninë “Net group” SHPK dhe në një rast tjetër “EuroElektra” Shpk.

Për këtë arsye, 18 zyrtarë, janë marrë të pandehur për akuzat e “Shkeljes së barazisë në tendera”. 3 prej tyre edhe për falsifikim dokumentesh në funksion të favorizimit të kompanive.

Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka vënë në sekuestro kompaninë DAAM shpk dhe 12 pasuri të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.