“Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe për mosbindje civile.
“Shpreh solidaritetin me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile. Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarë të lirisë. Për studentët, për gjimnazistët, heronj të vërtetë. Këtij regjimi të urryer duhet t’i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi. Ndërsa, për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve, edhe si një akt përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt detyrimi prindëror ndaj këtyre të rinjve, edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë, të drejtat e shqiptarëve, të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer, por dhe si rruga e drejtë e historisë. Edhe një herë, thirrja ime: të gjithë në këmbë, për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer për shqiptarët”, tha Berisha.
Berisha: Mosbindje civile në çdo qytet. Kjo është ndihma më e çmuar për studentët https://t.co/PN985SGN48



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.