☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,981 ▼ -0.02% ETH $2,241 ▼ -0.19% XRP $1.1663 ▼ -0.49% SOL $89.6900 ▼ -0.3%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

SPAK shpall pretencën për 5 të pandehurit e një fraksioni të dosjes “Revanshi”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur këtë të dielë, më 31 maj, pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për pesë të pandehur. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, në total dënimi për të pestë ulet në 37 vite burg.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se sipas pretencës së paraqitur në gjykatë, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për A.N., 6 vite burg për E.N., 6 vite burg për E.M., 8 vite burg për D.B. dhe 7 vite burg për A.P. Këto dënime janë llogaritur pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Të pesë të pandehurit akuzohen për veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Sipas organit të akuzës, grupi kriminal u zbulua përmes komunikimeve të siguruara nga platforma e koduar Sky ECC.

Sipas SPAK, të pandehurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në disa veprimtari kriminale gjatë viteve 2020-2021, përfshirë tentativën për vrasjen e Durim Bamit dhe E.K.-së në Urën e Tapizës, sigurimin e mjeteve për vrasjen e Hamza Terziut dhe Durim Bamit, kultivimin dhe trafikimin e 243 kilogramëve kanabis në Lezhë, si dhe tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve. Për A.Z., i përfshirë në të njëjtën çështje, hetimet po vijojnë në një procedim të veçuar.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.