🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +0.85% ETH $2,284 ▲ +1.22% XRP $1.2753 ▲ +1.86% SOL $93.2800 ▲ +1.58%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – 80 mijë migrantë hynë në Ceuta gjatë krizës së korrikut

MADRID, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet spanjolle kanë rritur në 80 mijë vlerësimin për numrin e migrantëve të parregullt që hynë në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, gjatë fluksit të paprecedentë në fund të korrikut.

Shifra e mëparshme zyrtare ishte rreth 72 mijë persona.

Ministri spanjoll i Politikës Territoriale, Ángel Víctor Torres, dha shifrën e re gjatë një vizite sot në Ceuta.

Sipas tij, pjesa më e madhe e fluksit ndodhi më 30 korrik, ndërsa shumica e migrantëve u kthyen në Marok brenda 24 deri në 48 orësh.

Vlerësimet për numrin e personave që kaluan kufirin kanë ndryshuar ndjeshëm.

Presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, kishte folur në disa raste për rreth 80 mijë persona, ndërsa autoritetet marokene e kishin vlerësuar numrin në rreth 40 mijë.

Kriza pati edhe një bilanc tragjik.

Dhjetëra persona humbën jetën gjatë përpjekjeve për të arritur në Ceuta, kryesisht duke notuar në det.

Numri zyrtar i viktimave është rritur në 83, nga 82 që ishte raportuar më parë.

Fluksi masiv ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, ndërsa ka shkaktuar edhe polemika mes Spanjës dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së mbi mënyrën se si duhet menaxhuar një situatë e tillë.

Tensionet janë reflektuar edhe brenda vetë Ceutës.

Rreth 5 mijë banorë dolën në rrugë dje në mbrëmje, sipas vlerësimeve të policisë, duke kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria qendrore dhe masa më të forta për mbrojtjen e kufirit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.