🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Mbi 1 500 migrantë mbërrijnë në Ceuta brenda një jave

MADRID, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Mbi 1 500 migrantë kanë mbërritur gjatë javës së fundit në territorin spanjoll të Ceutës, në Afrikën e Veriut, shumica duke notuar nga Maroku fqinj, njoftuan autoritetet spanjolle.

Ceuta, e vendosur në bregdetin mesdhetar të Marokut, është një nga dy territoret spanjolle në Afrikën e Veriut dhe prej vitesh konsiderohet një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve afrikanë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas transmetuesit publik spanjoll RTVE dhe mediave lokale, vetëm në orët e fundit qindra persona të tjerë kanë mbërritur në territor, duke rritur ndjeshëm presionin mbi autoritetet vendore.

Përballë kësaj vale të re migrimi, presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i bëri thirrje qeverisë qendrore spanjolle të shpallë gjendje emergjente për arsye të sigurisë kombëtare dhe të dislokojë ushtrinë në kufirin me Marokun.

Vivas paralajmëroi se qendrat e pritjes janë tejmbushur dhe nuk kanë më kapacitete për të strehuar të sapoardhurit.

Si pasojë, qindra migrantë janë detyruar të kalojnë natën në rrugë.

Migrantët përpiqen rregullisht të arrijnë në Ceuta duke notuar përgjatë bregdetit ose duke kaluar kufirin e fortifikuar me Marokun, çka u mundëson hyrjen në territorin e Bashkimit Evropian. Rritja e ndjeshme e mbërritjeve ditët e fundit ka rikthyer në qendër të vëmendjes sfidat e migracionit në kufijtë jugorë të BE-së./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.