☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,638 ▼0.63%
DOW 52,751 ▼0.82%
NASDAQ 26,159 ▼0.8%
NAFTA 89.29 ▲4.12%
ARI 4,406 ▼1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,606 ▼ -1.32% ETH $2,433 ▼ -1.48% XRP $1.3675 ▼ -0.64% SOL $101.0000 ▼ -1.8%
S&P 500 7,638 ▼0.63 % DOW 52,751 ▼0.82 % NASDAQ 26,159 ▼0.8 % NAFTA 89.29 ▲4.12 % ARI 4,406 ▼1.68 % S&P 500 7,638 ▼0.63 % DOW 52,751 ▼0.82 % NASDAQ 26,159 ▼0.8 % NAFTA 89.29 ▲4.12 % ARI 4,406 ▼1.68 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Mbi 5 111 vdekje të atribuuara të nxehtit që nga 1 qershori

MADRID 1 shtator /ATSH-AFP/ – Më shumë se 5 000 vdekje të atribuuara të nxehtit janë regjistruar në Spanjë midis 1 qershorit dhe 31 gushtit, një rekord për këtë periudhë që kur instituti shëndetësor “Carlos III” filloi të përpilonte këto të dhëna në vitin 2015.

Ky institut publik, me seli në Madrid, ia atribuoi 2 149 vdekje në gusht, 2 025 në korrik dhe 937 në qershor të nxehtit, duke arritur në total 5 111 vdekje gjatë këtyre tre muajve.

Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë tremujore u vendos në vitin 2022, me 4 652 vdekje të atribuuara të nxehtit.

Për krahasim, gjatë së njëjtës periudhë, 3 651 vdekje iu atribuuan të njëjtit shkak në vitin 2025 dhe 1 977 në vitin 2024.

Këto vlerësime bazohen në një sistem të quajtur “MoMo” (Monitorimi i vdekshmërisë), i cili mbledh të dhëna ditore mbi numrin e vdekjeve në Spanjë dhe llogarit ndryshimin midis vdekshmërisë aktuale dhe vdekshmërisë së parashikuar bazuar në të dhënat historike.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, Spanja po përjeton një verë veçanërisht të nxehtë këtë vit, me disa valë të njëpasnjëshme të nxehtësisë.

Vendi po përgatitet për një rritje tjetër të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.