Bota
SPANJË – Një person sulmon me thikë një polic në Melilla duke thirrur “Allahu Akbar”
Një burri ka kaluar mëngjesin e sotëm kufirin në enklavën spanjolle në Marok në Melilla duke vrapuar dhe thirrur “Allah Akbar” dhe më pas ka plagosur me thikë një oficer policie, bëhet e ditur nga një zëdhënës i policisë.
“Policia arrestoi personin i cili sulmoi me thikë agjentët e kalimit kufitar në Beni Enzar”, deklaroi për rastin në fjalë ministri i Brendshëm, Juan Ignacio Zoido. Burri ka vrapuar duke thërritur ”Allahu Akbar”, deklaroi zëdhënësi i policisë.