⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Sekuestrohen 2,1 tonë kokainë

MADRID, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një jaht që transportonte 2,1 tonë kokainë, rreth 650 kilometra larg brigjeve të Galicias, në veriperëndim të Spanjës.

Jahti, 14 metra i gjatë që lundronte nën flamurin polak, u tërhoq drejt portit të Vigos.

Sipas AEAT, jahti ishte nën vëzhgim që prej nisjes së tij në korrik nga porti i Roses, në bregdetin mesdhetar të Spanjës, pranë kufirit me Francën.

Autoritetet doganore spanjolle deklaruan se ngjarja mund të lidhet me një grup kriminal të specializuar në kontrabandën e drogës përmes jahteve me vela.

Grupi dyshohet se u ka ofruar shërbime organizatave kriminale në Evropën Lindore dhe në Ballkan.

Në operacionin e suksesshëm morën pjesë edhe autoritetet doganore franceze, policia e Polonisë dhe e Britanisë së Madhe, si dhe Agjencia Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA).

Fillimisht, AEAT nuk bëri të ditur origjinën e drogës, apo kohën dhe vendin ku kokaina ishte ngarkuar në jaht.

Agjencia e cilësoi operacionin si pjesë të luftës kundër trafikut të drogës në të ashtuquajturën “rruga transatlantike e kokainës”.

Kjo rrugë njihet për përdorimin e varkave me vela që nisen nga Amerika e Jugut.

Droga transferohet në mes të Oqeanit Atlantik dhe më pas kontrabandohet drejt Evropës në mënyrë sa më të padukshme./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.