🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,662 ▼0.31%
DOW 52,976 ▼0.39%
NASDAQ 26,254 ▼0.44%
NAFTA 88.25 ▲2.9%
ARI 4,419 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $78,032 ▼ -0.75% ETH $2,452 ▼ -0.78% XRP $1.3801 ▲ +0.4% SOL $102.1800 ▼ -0.79%
S&P 500 7,662 ▼0.31 % DOW 52,976 ▼0.39 % NASDAQ 26,254 ▼0.44 % NAFTA 88.25 ▲2.9 % ARI 4,419 ▼1.39 % S&P 500 7,662 ▼0.31 % DOW 52,976 ▼0.39 % NASDAQ 26,254 ▼0.44 % NAFTA 88.25 ▲2.9 % ARI 4,419 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Bota

“SportOutdoor24”: Syri i Kaltër, mrekullia natyrore që po mahnit turistët nga e gjithë bota

– Në jug të Shqipërisë, pak kilometra larg Sarandës, një burim karstik del nga thellësia e shkëmbinjve, me një ngjyrë aq të jashtëzakonshme sa duket pothuajse joreale, ky është Syri i Kaltër, ose, sipas legjendës, “Syri i një Dragoi”.

Ky burim i famshëm, i fshehur mes pyjeve ndërmjet Sarandës dhe Gjirokastrës, ngjan me një gur të çmuar hipnotizues.

Në qendër shfaqet një bebëz blu e thellë, e rrethuar nga një iris me ujë bruz, aq i kthjellët, sa ngjyra e tij duket pothuajse e pabesueshme, shkruan Serena Proietti Colonna për median italiane “SportOutdoor24.it”.

Por, mjafton t’i afrohesh skajit për të kuptuar se kjo qetësi është vetëm një iluzion.

Nga humnera e errët shpërthejnë mijëra litra ujë në sekondë, me një temperaturë të ftohtë dhe të pandryshueshme prej rreth 10 gradësh gjatë gjithë vitit.

Është si një hidrovullkan i përmbysur, që e shtyn ujin drejt sipërfaqes me aq forcë, sa zbritja deri në fund bëhet praktikisht e pamundur.

Kush përpiqet të zhytet, zmbrapset nga vetë mali.

Për shekuj me radhë, banorët vendas janë përpjekur t’i japin një shpjegim kësaj force të lashtë.

Sipas një legjende të vjetër shqiptare, uji i akullt dhe i pashtershëm nuk është thjesht një mrekulli gjeologjike, por loti i dëshpëruar i një dragoi të madh detar.

Pasi dragoi u rrëzua në zemër të Shqipërisë, syri iu shkëput nga trupi dhe mbeti i ngulitur në shkëmb, duke vazhduar të derdhë lot kristalorë deri në ditët tona.

Sot, Syri i Kaltër është një nga destinacionet më të fotografuara në Ballkan.

Zona mbrohet nga tabela që ndalojnë zhytjen, me qëllim ruajtjen e ekosistemit tepër të brishtë.

Megjithatë, tundimi për të sfiduar ujin e akullt vazhdon të tërheqë vizitorë të guximshëm.

Një krater drite në mes të pyllit

Vizitorët ndjekin një shteg mes pemëve të larta, ndërsa zhurma e ujit bëhet gjithnjë e më e fortë.

Pastaj, pylli hapet dhe shfaqet një pamje që, vështirë të perceptohet që në shikimin e parë, një pellg rrethor, rreth dhjetë metra i gjerë, në qendër të të cilit pulson një blu e gjallë.

Ngjyra është më e errët në mes, zbehet drejt skajeve dhe përshkohet nga spirale uji që ngrihen nga thellësia.

Ky puls nuk është një iluzion optik.

Ai krijohet nga uji që del nga fundi me presion të vazhdueshëm, duke formuar vorbulla të ngadalta dhe duke përzier shtresat me temperatura të ndryshme.

Burimi ka origjinë karstike, uji filtrohet përmes shkëmbinjve gëlqerorë të nëntokës përpara se të dalë në sipërfaqe.

Në verë, kur temperaturat në Sarandë kalojnë 35 gradë Celsius dhe shëtitorja bregdetare mbushet me pushues, Syri i Kaltër shndërrohet në një strehë të freskët, pothuajse në një antidot ndaj vapës.

Përreth burimit shtrihet një bimësi e dendur dhe e lagësht, ku mbizotërojnë rrapat lindorë dhe lisat.

Nën ta rriten fierë dhe bimë të tjera që lulëzojnë në mjedise të lagështa, deri pranë skajit të ujit.

Ajri është dukshëm më i freskët se në bregdet.

Misteri nën sipërfaqe

Askush nuk e di me siguri sa i thellë është Syri i Kaltër.

Disa ekspedita zhytëse janë përpjekur të arrijnë në fund, por pa sukses.

Rryma që ngrihet nga thellësia është tepër e fuqishme dhe, pas një niveli të caktuar, uji bëhet aq i errët sa zhytja nuk mund të vazhdojë në mënyrë të sigurt.

Vlerësimet flasin për një thellësi mbi 50 metra, por shifra mbetet e përafërt.

Ndoshta pikërisht kjo pasiguri e bën burimin diçka më shumë se një mrekulli të bukur natyrore.

Edhe ngjyra ka ndihmuar në krijimin e legjendës.

Bluja intensive e qendrës nuk lidhet me praninë e mineraleve të veçanta, por me thellësinë dhe pastërtinë e jashtëzakonshme të ujit.

Sa më i kthjellët dhe i thellë të jetë uji, aq më shumë përthith gjatësitë valore të ngrohta të spektrit dhe reflekton ngjyrën blu.

Perimetri i burimit është shpallur “monument natyror i mbrojtur”dhe qasja pranë skajit është e rregulluar.

Zhytja në pellgun qendror nuk lejohet, por përgjatë rrjedhës së lumit Bistricë, që del nga burimi, ka disa pika ku mund të notosh në ujin e ftohtë.

Një udhëtim në jug të Shqipërisë

Jugu i Shqipërisë mbetet ende më pak i frekuentuar se destinacionet e tjera të Mesdheut dhe kjo, në njëfarë mënyre, është edhe një nga avantazhet e tij.

Saranda është një pikënisje e përshtatshme, e cila lidhet mirë me Korfuzin përmes trageteve, ofron çmime relativisht të përballueshme dhe ka një bregdet të gjallë, pa qenë tepër kaotik.

Prej andej, Syri i Kaltër arrihet për më pak se një orë.

Një itinerar dy ose triditor mund të përfshijë bregdetin me zonat e brendshme.

Plazhet e Ksamilit, me ishujt e vegjël përballë, mund të kombinohen lehtësisht me një vizitë në burim.

Gjirokastra, rreth 40 kilometra larg, meriton të paktën një pasdite të plotë.

Shtëpitë prej guri ngjiten përgjatë kodrës, pazari osman ruan ritmin e një epoke tjetër, ndërsa kalaja dominon luginën me madhështinë e saj.

Mes këtyre dy destinacioneve, Syri i Kaltër bëhet një ndalesë e natyrshme, vendi ku peizazhi lë pas detin dhe shndërrohet në diçka krejt tjetër.

Ata që kanë më shumë kohë mund të vazhdojnë drejt Parkut Kombëtar të Butrintit, rreth 20 kilometra nga Saranda.

Atje, rrënojat greke dhe romake shtrihen pranë një lagune, në një peizazh ku historia dhe natyra bashkëjetojnë me qetësi të jashtëzakonshme.

Stinët më të mira për të vizituar Syrin e Kaltër janë fundi i pranverës dhe fillimi i vjeshtës.

Temperaturat janë më të buta, autobusët me turistë më të paktë dhe drita e mëngjesit e bën ngjyrën e ujit edhe më të pabesueshme.

Por, edhe në kulmin e verës, në agim, vendi është pothuajse i heshtur.

Kur largohesh, ajo që mbetet në kujtesë është nuanca e veçantë, e pabesueshme e blusë, që pulson nga thellësia sikur vetë toka të ishte duke marrë frymë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.