SPS-ja vendos javën e ardhshme për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale
Ministrja në mandat teknik dhe funksionarja e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Snezhana Paunoviç, tha se Këshilli Kryesor i partisë do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të 27 dhjetorit, ndërsa partia përgatit edhe një kongres reformash.
Siç njofton agjencia Beta, ministrja në mandat teknik e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe funksionarja e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Snezhana Paunoviç, tha në TV Pink se Këshilli Kryesor i partisë do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të 27 dhjetorit.
Sipas saj, partia do të mbajë edhe një kongres të ri, ku do të merren vendime për bazën dhe reformat brenda SPS-së. “Ajo që patjetër duhet të ndodhë është rishikimi i veprimtarisë politike brenda çdo partie politike; socialistët, me gjasë, kanë sfidën më të madhe përpara vetes”, tha Paunoviç.
Ajo shtoi se këshillat e ekspertëve që, sipas paralajmërimeve, do të formohen në SNS janë “parim i vjetër i SPS-së, por i lënë pas dore”.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi janë shpallur për 27 dhjetor, ndërsa edhe SNS-ja pritet ta marrë vendimin e saj këtë javë, të enjten, më 3 dhjetor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.