☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,702 ▼ -0.84% ETH $1,624 ▼ -1.36% XRP $0.9195 ▼ -1.98% SOL $69.7200 ▼ -1.36%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Mbi 6 000 kthime migrantësh në 10 muajt e parë të vitit 2026

ATHINË, 29 nëntor /ATSH-ANA/ – Në 10 muajt e parë të vitit 2026 janë kryer mbi 6 000 kthime migrantësh, duke tejkaluar tashmë shifrën totale prej 5 736 kthimesh dhe dëbimesh të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025.

Analiza e shifrave tregon një prirje në rritje si për dëbimet e detyruara, ashtu edhe për kthimet vullnetare përmes Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Këto të fundit përbëjnë një instrument kyç të politikës qeveritare për kthimin e shtetasve të vendeve të treta, të cilët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë ligjërisht në Greqi.

Më konkretisht, dëbimet e detyruara arritën në 2 417 gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me 1 956 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, çka përbën një rritje prej rreth 24%. Rritja ishte edhe më e theksuar te kthimet vullnetare përmes IOM-së, të cilat arritën në 2 502 gjatë 11 muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me 1 623 në periudhën përkatëse të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 54%. Ndërkohë, në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, u regjistruan edhe 1 016 raste të tjera në kategorinë e kthimeve të ndryshme.

Intensifikimi i kthimeve është një prioritet kryesor për Ministrinë e Migracionit dhe Azilit, ndërsa ministri Thanos Plevris thekson se politika përkatëse po zbatohet me vendosmëri. Një dëshmi e këtyre përpjekjeve ishte realizimi, së fundmi, i fluturimit më të madh të kthimit të migrantëve deri më sot, me 114 persona në bord.

Plevris u shpreh se politika e kthimeve po zbatohet me vendosmëri, duke theksuar se “përfundimi me sukses i fluturimit më të madh të kthimit të migrantëve deri më sot, që përfshiu 114 persona nga nëntë kombësi të ndryshme afrikane dhe aziatike, përbën një hap të rëndësishëm drejt zbatimit efektiv të politikës së migracionit”. Plevris theksoi gjithashtu se “mesazhi ynë është i qartë: ata që nuk kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare dhe nuk kanë asnjë të drejtë ligjore për të qëndruar në vend, duhet të kthehen”, duke shtuar se “Greqia po zbaton një politikë migracioni të rreptë, por të drejtë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, duke ruajtur ligjshmërinë, rendin dhe sigurinë”.

Rritja e numrit të kthimeve lidhet gjithashtu me një planifikim më të gjerë evropian, që synon të sigurojë një zbatim më efektiv të vendimeve për kthim, me theks të veçantë te bashkëpunimi me vendet e treta dhe krijimi i të ashtuquajturave “qendra kthimi” (return hubs).

Këto janë qendra që ndodhen jashtë Bashkimit Evropian dhe që mund të funksionojnë si pika tranziti ose, në varësi të marrëveshjeve dhe kushteve specifike, si destinacione për individët ndaj të cilëve është lëshuar një vendim për kthim.

Në këtë kontekst, Greqia po merr pjesë në diskutimet evropiane për krijimin e objekteve të tilla, ku Ruanda është në qendër të planifikimit.

Sipas deklaratave të Thanos Plevris, qendra e parë e kthimit pritet të bëhet funksionale në gjysmën e dytë të vitit 2027, ndërsa kthimet e para në kuadër të kësaj skeme janë planifikuar për pranverën e të njëjtit vit. Marrëveshja përfundimtare pritet të finalizohet në janar të vitit 2027./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.