☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,702 ▼ -0.84% ETH $1,624 ▼ -1.36% XRP $0.9195 ▼ -1.98% SOL $69.7200 ▼ -1.36%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protesta e dhunshme e 28 Nëntorit, 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin e Traumës dhe në QSUT janë paraqitur gjithsej 61 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet.

Aktualisht, disa prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa të tjerët kanë lënë spitalin me këshillën e mjekëve.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:

• 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm. • 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar. • 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. • 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar: • 8 efektivë policie • Një protestues • Një punonjës sigurie • Një deputet

Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.