🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.2% ETH $2,346 ▲ +0.4% XRP $1.3245 ▲ +1.68% SOL $101.0600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sputnik: Plani B i Kosovës “nëse nuk pranohet në BE, bashkohet me Shqipërinë”

Nëse Kosova nuk e arrin qëllimin e saj për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kur ajo do të shënojë dhjetëvjetorin e pavarësisë, Prishtina do të mbajë një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë, tha një burim nga Prishtina për Sputnik Serbia.

“Liderët kosovarë duhet të ofrojnë diçka për qytetarët e tyre, kështu që natyrisht ata kanë ecur përpara për të planifikuar planin B: “nëse nuk duan të na pranojnë në BE, ne do të shkojmë në Shqipëri”. Me fjalë të tjera, do të ringjallin kërcënimin e tyre të vjetër dhe do të mbajë një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë”, sugjeroi burimi.

Ai më tej sugjeroi se Ramush Haradinaj zyrtarizoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë si një festë shtetërore jo për hir të ruajtjes së vlerave kulturore, shkruan Sputnik Serbia.

“Do të ishte e njëjtë sikur Gjermania të festonte Ditën e Pavarësisë së Holandës, ose anasjelltas. Dita e Flamurit e 28 nëntorit është e njëjta ditë kur shqiptarët miratuan një dokument që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në një takim në qytetin e Vlorës më 1912. Ky dokument, i miratuar nga Kuvendi Popullor, i cili përfshinte përfaqësues të katër rajoneve me popullsi shqiptare (Kosovë, Shkodër, Janinë dhe Manastir) formoi Shqipërinë”, shpjegoi ai për Sputnik.

Nga ana tjetër, ai komentoi edhe deklaratat e Thaçit se kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hapen duke e marrë shembull politikën e BE-së për kufijtë.
“Nuk ka kufij praktikisht në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo që Thaçi po përpiqet të bëjë është të fitojë mbështetje zyrtare për heqjen e këtyre kufijve në letër, duke shpjeguar se kjo nuk është një asociacion, por një thjeshtëzim i komunikimit mes qytetarëve të dy vendeve. Natyrisht, Thaçi nuk do ta thoshte këtë nëse nuk do t’i jepej një dritë e gjelbër për ta bërë atë. Përveç kësaj, unë jam i sigurt se nuk ishte edhe pa bekimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka kritikuar Bashkimin Evropian për trajtimin e BE-së ndaj Kosovës dhe Shqipërisë”, tha burimi.

Autoritetet në Prishtinë, tha ai, po përpiqen të ringjallin “shpirtin kombëtar” te qytetarët, sepse kjo është shumë e rëndësishme për arritjen e suksesit në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.